Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin, Kadri Brami, 60 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi i tij u krye në ambientet e IEVP (Institucioni i Ekzekutimit të Veprave Penale), ose në Burgun e Ri të qytetit të Vlorës, ku kishte për të takuar djalin e tij, (shtetasin E. B., i dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “vjedhje në bashkëpunim”.
Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike prej 14.4 gr, të llojit “cannabis-sattiva”.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 8 doza të vogla, e mbështjellë nga brenda me qese jeshile dhe nga jashtë me qese të bardhë të tejdukshme.
Dozat ishin të vendosura te këmbët “çorapet” të futura në këpucë, me qëllim që të mos dukeshin.
Kadri Brami, ka qenë i dënuar më parë dhe ka kryer dënimin 1 vit burg për veprën penale “vjedhje”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












