Një 23-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi kishte fshehur në sediljen e autobusit 2.5 kg kanabis. Julian Hoxhara do të udhëtonte drejt Italisë me autobusin me targë FR6184B, që i përket Agjensisë së udhëtimit Arjani Travel Vlorë-Siçili (Itali). Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi 5 pako lëndë narkotike të mbështjella me qese telefoni të fshehura poshtë sediljes së autobusit.
Sipas policisë bregdetare të Vlorës, J.Hoxhara e kishte transportuar lëndën narkotike me makinën e tij tip AUDI-A3 me targë, CT814PK, dhe më pas e kishte fshehur në autobus me qëllim për ta trafikuar në Itali. Ndaj 23-vjeçarit nisi procedimi për veprën penale “Trafikim të Lëndëve Narkotike” e mbetur në tentativë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












