Zbardhen shkaqet e plagosjes së efektivit të policisë së komisariatit nr. 3, të Tiranës. Mësohet se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti për parkimin. Grindja ka qenë fillimisht midis autorit të plagosjes dhe një femre, e cila siç u mësua më vonë, ishte e dashura e policit.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se efektivi i policisë është qëlluar me një kaçavidë nga Agim Mataj, pas ndërhyrjes së policit, në një grindje që e dashura e tij, kishte me autorin, për një vend parkimi.
Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur përballë komisariatit nr. 3, në rrugën ‘Mine Peza’.
Sakaq, sapo u njoftuan për ngjarjen, forcat policore bënë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes, Agim Mataj.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
/web/Tirane_plagoset_me_kacavide_nje_polic_i_komisariatit_nr_3_5351_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












