Sipas statistikave të Gjykatës së Tiranës, çdo ditë në kryeqytet 5 familje shpërbëhen për shkak të divorcit. Të dhënat për 6-mujorin e parë të 2015-s flasin për një rritje të kërkesave për zgjidhje martese, dhe konkretisht janë 117 familje në muaj që zgjedhin divorcin.
Përgjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, në Gjykatën e Tiranës janë 2400 kërkesa për zgjidhje martese, ku 702 prej tyre kanë përfunduar me divorc, 98 janë ende në shqyrtim dhe 1600 janë pushuar.
Janë bashkëshortet ato të cilat depozitojnë më tepër kërkesën për divorc në gjykatë, ku 70% të e kërkesave të padisë kanë si arsye dhunën në familje, veset e bashkëshortit dhe 30% kanë si arsye raportet emocionalenë çift, ku bën pjesë ndër to edhe tradhëtia
Nga kërkesat për divorc rezulton se numrin më të madh të padive e depozitojnë bashkëshortet të cilat si shkak në kërkesë padi në mbi 70 % të rasteve kanë dhunën në familje, veset e bashkëshortit e 30 % e tyre raportet emocionale në çift përfshirë dhe tradhtinë.
Këto shifra i përkasin vetëm kryeqytetit, ndërsa ka një rritje të numrit të divorceve edhe në Durrës, Fier, Korçë Elbasan dhe Shkodër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












