Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, zhdoganimet e cigareve ishin 7.3 për qind më të ulëta se një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare, nga 1168 tonë që u zhdoganuan në gjashtëmujorin e parë të 2014-së, këtë vit shifra u ul në 1083 tonë cigare.
Autoritetet thonë se një nga shkaqet kryesore të rënies së zhdoganimeve lidhet me rritjen e akcizës, që u lajmërua vitin e kaluar. Sipas tyre, të njoftuar për rëndimin e taksave, tregtarët kanë importuar rezerva të mëdha vitin e kaluar, për ti shitur më pas me çmim më të lartë.
Paralelisht, veç efekti fiskal, një tjetër shkak pretendohet se është dekurajomi i konsumit të cigareve nga rritja e vazhdueshme e taksave. Të dyja këto janë fenomene të njohura, të cilat ndodh sa herë që ka rritje të taksave.
Por sërish ato mund të mos jetë shkaku i vetëm se pse doganat po zhdoganojnë më pak.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Shqipëria ka importuar 50 për qind më pak cigare se sa në vitin 2012. Kjo është një rënie shumë e fortë për tu shpjeguar nga dekurajimi i konsumit.
Përballë kësaj situate pyetja që lind është, a ka rënë me të vërtetë konsumi i cigareve me 50 për qind brenda katër viteve, apo tkurrja e importeve lidhet me të tjera shkaqe?
Importi i cigareve për 6 mujorin e parë
Viti 2012 1531 tonë
Viti 2013 1379 tonë
Viti 2014 1168 tonë
Viti 2015 1083 tonë
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












