Topalli: Tahiri të shkarkohet për ftesën e vrasësit në zyrën e tij

Shares

Ndërsa diskutohej në një seancë të posaçme plenare projektligji i “Turizmit”, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli  komentoi raportin e DASH që thotë se në Parlament ka të akuzuar për trafik të qenieve njerëzore.
Ajo tha se është hipokrizi të flasësh për turizmin kur Departamenti i Shtetit bërtet dhe vazhdon të konfirmojë çdo gjë.
“A e keni dëgjuar intervistën e Juljan Sinanajt. Tregon se është prej 7 muajsh pa avokat, që kërcënohet që të mos flasë… Në cilin vend të botës ndodh që ministri i Brendshëm e fton në zyrë vrasësin, në rezidencë dhe nuk shkarkohet, nuk jep dorëheqjen? Pse nuk e bëni këtë pyetje? Por ministri është i urdhëruar që të takojë dhe të bëjë muhabet me vrasësit për të rregulluar disa hesape të tjera. Ndaj dhe raporti i shtetit është shumë i vërtetë. Nuk gjendet një raport kaq i vërtetë dhe kaq tronditës. Shqipëria është në udhëkryq, por për mua është një minë me sahat”, deklaroi Topalli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...