Kuvendi miraton ligjin për turizmin

Shares

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro dhe 13 kundër projektligjin për turizmin. Pas miratimit ne parim të projektligjit ka pasur lidhur me miratimin e amendamenteve.
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj ka kërkuar të hidhen në votim dhe të miratohen amendamentet e diskutuara në komision. Pas disa minutave pushim, deputetët e Kuvendit kanë miratuar në tërësi ligjin.
Deputetët e djathtë e kanë kundërshtuar këtë ligj për të cilin edhe më herët kishin paralajmëruar votën kundër. Ata deklaruan se ky ligj shpërfill pronarët dhe u merr çdo kompetencë autoriteteve vendore. Ndërkohë që të majtët pohuan se ky ligj sjell turizëm vjetor të integruar dhe zhvillim të qëndrueshëm.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...