Ish-kryeministri Sali Berisha, në mbyllje të sesionit tha se ky vit parlamentar u dominuar nga krimi. Nga foltorja e parlamentit ai risolli në vëmendje ngjarjet e ndodhura që prej shtatorit, duke nisur me çështjen “Doshi”, më pas “Frroku”, me laboratorin e Xibrakës e deri te dekriminalizimi.
“Ky vit parlamentar, si asnjë parlament tjetër në botë, u dominua nga krimi dhe nga bota e krimit. Nisi me aferën Meta-Doshi në fillim të shtatorit. Vazhdoi me vilunin e Mark Frrokut, vazhdoi me Kostandinin e partisë. Në dhjetor policia ndalon Mark Frrokun në Laprakë, Edi Rama urdhëron lirimin e tij pasi kishte në makinë kryetrafikantin Pllana. Në janar vjen kërkesa nga Brukseli për Mark Frrokun, fshihet kërkesa për 3 muaj. E kur doli, Saimir Shullazi arreston si egërsirë dy punonjës të Interpolit, një zonjë dhe një oficer, sepse ata kishin njoftuar. I pruri vetë Belgjika. Ju thatë nuk ka ardhur asgjë, ai djalë që arrestuat në mesnatë tha ka ardhur. Uzina e Xiprakës. Hakmarrja për drejtësi e ka marrë me kërcënimet më të egra Edi Ramën në telefon. Hajde marrim tabulatet. Por trusti i hakmarrjes janë në dispozicion të Ramës. Ka punësuar edhe familjen. Të jap unë datat kur Olsi qarkullon me Gentjan Hodaj, që është kryesori i hakmarrjes. Tjetër, banda e tritolit. Ka marrë 27 shpirtra ai. U bë marrëveshje për dekriminalizimin. E shtytë dhe emëruat në krye me dhjetëra persona të inkriminuar dhe të dënuar”, tha Berisha.
Ai u ndal edhe te raporti i fundit i DASH dhe duke cituar atë tha se qeveria shqiptare nuk zbaton as standardet minimale kundër trafiqeve dhe se ka deputetë të dënuar për trafik prostitucioni.
“Lexoni raportin e DASH: Qeveria nuk zbaton as standardet më minimale kundër trafiqeve. Në parlament ka deputetë të dënuar për trafik prostitucioni. Lexoni se si ju dalin emrat. Lexoni se si gjithë Tirana flet për ministrin e brendshëm si byrazer i Emiljano Shullazit. E dini bisedën e Tahirit me prokurorët për Sinanaj ‘se dua të shpëtoj tezakun’. Shihni se radha më e madhe sot në vend nuk është e bukës, por e pasaportave. Me mijëra janë sulur drejt sporteleve për të ikur nga Shqipëria, se Edi Rama u vret shpresën përditë”, tha Berisha.
“I bëj thirrje organizatave ndërkombëtare, vendeve partnere, Komisionit Europian të vijnë të hetojnë shkaqet e vërteta të largimit të shqiptarëve nga vendi”, tha Berisha.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar votën e tij kundër projektligjit të mazhorancës për turizmin. Berisha e ka quajtur një ligj burracakësh, duke arsyetuar edhe votën e tij kundër. Ai tha se ky ligj si në asnjë vend të botës, përveç Koresë së Veriut “u merr kompetencat vendorëve për t’ja dhënë sivllaut të kryeministrit, Kokëdhimës”.
Më tej ish-kryeministri tha se ky ligj shpërfill pronarët shqiptarë dhe autorizon shtetin të shtrijë dorën drejt tokave të privatit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











