Ky ndërtim u denoncua dy muaj më parë edhe nga DRONI.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve
Prishet ndërtimi i paautorizuar në Lulishten Mbretërore, pranë Kinema Millenium-it në Tiranë.
Ky ndërtim u denoncua dy muaj më parë edhe nga DRONI.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve (shih linkun më poshtë).


Njoftimi i Ministrisë së Kulturës

Në ankesën e dt 20. 07. 2015 paraqitur nga Familja Mbretërore e Princ Leka II Zogu shprehet shqetësimi për ndërtime pa leje nga shoqëria ‘Ida’ sh. p. k., në ambientet e Lulishtes Mbretërore pranë Kinema Millenium, pronë e Familjes Mbretërore.
Menjëherë u inspektua situata në vend nga specialistët e Sektorit të Tiranës të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Durrës dhe në datë 21. 07. 2015 iu drejtua shkresa e denoncimit dhe kallëzimit penal institucioneve të Ministrisë së Brendshme, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, e cila ka ndërhyrë për të kryer veprimet e prishjes së objektit të paautorizuar”.
Për më shumë mund ë lexoni edhe …
/web/Ndertim_i_dhunshem_ne_oborrin_e_Princit_Leka_Artan_Lame_refuzon_nderhyrjen_2673_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












