Operacioni i koduar “SBIFF” i policisë italiane ka çuar në shkatërrimin e një bande shqiptare me aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike e kryesisht të kokainës.

Operacioni i koduar “SBIFF”, emër më të cilin trafikantët përdornin për kërkesën e sasisë së drogës, u drejtua nga policia e Viterbos e nga prokurori Massimiliano Siddi.
Falë këtij operacioni u zbulua një rrjet i vërtetë i trafikimit e të tregtimit të kokainës, administruar nga shqiptarë që kontrollonin të gjithë territorin e rrethinat e qytetit të Viterbos.

Kokaina trafikohej e tregtohej kryesisht në lokalet e natës e diskotekat e territorit të Viterbos.
Në këtë operacion u impenjuan mbi 100 agjentë të policisë e një helikopter.
Akuza për 14 persona të kësaj bande është “Trafikim e tregtim i lëndëve narkotike”, ndërsa për dy të tjerë i shtohet dhe akuza e “Kërcënimit e mashtrimit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












