Teska shihet se konsumi është zgjeruar më të paktën 4.6 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, shihet që blerjet të kenë anuar në produktet jetike si ushqime dhe shërbime shëndeti, ndërkohë që shpenzimet për tu argëtuar kanë rënë ndjeshëm.
Instituti i Statistikës në publikimin e rritjes ekonomike gjatë janar-mars 2015, referoi se, grupi “Shërbime të tjera”, ku përfshihen Artet dhe argëtimi, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes dhe Aktivitete të familjes për përdorim të vet në tremujorin e parë të vitit 2015 pati rënie me 4.53 për qind kundrejt tremujorit të parë të vitit 2014.

Shpenzimet për argëtim kanë nisur kurbën rënëse që pas krizës së vitit 2008, kur burimet e financimit të konsumit morën një trajektore rënëse.
Ndalimi i rritjes së pagave dhe pensioneve në sektorin publik, rënie e remitancave të emigrantëve me gati 40 për qind në gjashtë vitet i kanë bërë shqiptarët me skeptikë në harxhime.
Edhe pse çmimet e shërbimeve të argëtimit dhe kulturës kanë pasur tendencën të jenë me rënie sipas të dhënave mbi inflacionin nga INSTAT, kjo nuk e ia ka bërë tërheqëse shpenzimet e konsumatorëve për këtë grup.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












