Partia Demokratike përfundon sot analizën e rezultatit të 21 qershorit. Kjo analizë i shërben analizës së humbjes së zgjedhjeve nga kjo parti.
Sipas një urdhri të kreut ët PD,Lulzim Basha degët e selisë blu në të gjithë Shqipërinë, urdhërohen që të hartojnë informacione të detajuara për rezultatin e votimeve në çdo bashki të vendit, votat për çdo kandidat dhe rezultatin në çdo qendër votimi
Sipas këtij urdhri, sot është afati i fundit që degët e PD-së të përfundojnë analizën e detajuar për çdo qendër votimi ku demokratët kanë humbur.
Në shkresën e firmosur nga Lulzim Basha theksohet se kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin duhet të analizojnë votën e 21 qershorit, duke i krahasuar rezultatet me zgjedhjet e shkuara, ato politiket e vitit 2013, si dhe me zgjedhjet vendore të vitit 2011.
Urdhri
“Në mbështetje të nenit 38 të Statutit të Partisë Demokratike, me qëllim fillimin e procesit parapërgatitor të analizës së rezultatit të procesit zgjedhor, të datës 21 qershor 2015.
Urdhëroj:
1- Brenda datës 12. 07. 2015, secila degë e Partisë Demokratike të hartojë një informacion të detajuar zgjedhor, i cili duhet të përfshijë:
a) Të dhënat e rezultatit zgjedhor të datës 21. 05. 2015, për secilën qendër votimi (kandidat dhe këshillë, për çdo zonë administrimi zgjedhor, nën juridiksionin e degës përkatëse.
b) Të dhëna të detajuara për rezultatin zgjedhor të secilës qendër votimi, sipas paragrafit “a)”, për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2013 dhe zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2011.
c) Informacion të detajuar me shkrim lidhur me ndryshimet e rezultatit zgjedhor, për secilën qendër votimi, në tre proceset e fundit elektorale.
Informacioni, sipas pikës 1, duhet të përfshijë rezultatin për kandidatët në votimin për kryetar dhe për subjektin zgjedhor PD në votimin për këshillat bashkiakë, ‘për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe informacionin vetëm për subjektin zgjedhor PD’, në zgjedhjet për Kuvend. Informacioni i mësipërm duhet të përcillet brenda datës 13. 07. 2015, pranë Sekretariatit Organizativ të Partisë Demokratike”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












