Qeveria komuniste e ’91, plan për të vrarë Ibrahim Rugovën

Shares

Ish Kryeministri Sali Berisha ka shkruar sot se në vitin 1991 drejtuesit komunistë të asaj periudhe kishin në plan të vrisnin Ibrahim Rugovën. Sipas Berishës, shkak për këtë kishin mbështetjen që Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, i jepte opozitës së re politike në Shqipëri që drejtohej nga Berisha.

Ja cfarë thotë në postimin e tij ën fb, sot pasdite ndërsa kritikon Ramën se bllokoi vendosjen e bustit të Rugovës në Tiranë. “…Edi Rama, njeriu qe i vendosi çelesin e arte te Tiranes fameziut Bregoviç, hakmerret ndaj presidentit Rugova te cilin sipas dokumentavee zyrtare eterit e tij donin ta vrisnin ne vitin 1991, vetem se mbeshteti PD dhe Sali Berishen. Pasi hoqi nga Tirana shtatoren e Nene Terezes, per te cilen ai eshte shprehur me fjalet me te ulta, te cilat i perdorte i ati dhe bllokmenet e tjere kunder saj, Edi Rama shperthen me urrejtje ndaj Presidentit Rugova dhe bllokon vendosjen e permendores se tij ne qytetin e Tiranes! Sb”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...