Lazaratit i ka mbetur vetëm nami si kultivues i kanabisit. Vetëm në harkun e dy ditëve, disa qindra forca policie janë angazhuar në aksione për asgjësimin e parcelave me kanabis në Vlore, Kruje, Shkoder etj.
Asgjesohen 3665 bime kanabis ne Vlore dhe Shkoder, vihen ne pranga 4 persona. Në Vlorë u zbuluan 12 parcela me 2890 bime narkotike, ndërsa u kapën në flagrancë tre persona. Operacioni policor antikanabis ka vijuar dhe në qarkun e Shkodrës, ku u asgjesuan 775 rrënje bimë narkotike, ndërsa u arrestua shtetasi P.Th, 49 vjeç, banues në Malesi e Madhe. Policia filloi procedim penal në gjëndje të lirë për kryeplakun e fshatit, L.S, 53 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
Tjetër operacion antikanabis eshte zhvilluar në Krujë. Policia në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës ka sekuestruar dhe asgjësuar një sasi të konsiderueshme kanabis sativa. Nga një kontroll i ushtruar në të gjithë territorin e fshatit Rranxë u zbuluan rreth 3052 rrënjë bimë narkotike të cilat u asgjësuan në vend. Por gjatë këtij operacioni, nuk është arrestuar asnjë prej kultivuesve, të cilët sipas policisë janë ende të paidentifikuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












