Durrës, të rinjtë përplasen me armë zjarri në qendër të qytetit, arrestohet njëri prej agresorëve

Shares

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në bulevardin “Durrahu”. Mësohet se një sherr mes dy të rinjve dhe një tjetër personi ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.
Fatmirësisht nga të shtënat e armëve nuk ka pasur të plagosur.
Sapo u njoftua për rastin, forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shoqërimin e Dritan Rekës, i cili drejtonte mjetin ‘Golf’, me targë AA 710 KK, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa gëzhoja. Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të sherrit mes dy të rinjve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...