Alban Duka, i akuzuar për grabitjen e filialit të bankës në qytetin e Durrësit të mërkurën, është paraqitur sot për masën e sigurisë .
Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, ka vendosur arrest me burg ndaj Dukës, i cili ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe ka rrëfyer edhe emrin e bashkëpunëtorit të dytë.
Nga gjykata konfirmohet se bashkëpunëtori i rrëfyer nga Alban Duka është vënë në përgjim.

“Unë kisha shumë borxhe pasi jam një frekuentues i rregullt i bixhozit, prej kohësh shumë e borxheve vetëm po rritej, ndërsa ata që më kishin dhënë borxh kishin filluar të më kërcënonin me jetë nëse nuk u ktheja paratë. Ata më nxisnin të bëja çdo gjë për tu kthyer paratë, ndaj vendosa të grabis bankën”, mësohet ët jetë shprehur ai në gjykatë.

E njëjta masë sigurie u kërkua dhe nga prokurori i çështjes Bledar Bejko.
Ndërkohë, natën e shkuar u arrestua në Tiranë vëllai i të pandehurit. Robert Duka sipas policisë së kryeqytetit ka bashkëpunuar me vëllanë për grabitjen e filialit të bankës, në qytetin bregdetar. transmetoi një ditë më parë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bankës, ku duken dy persona që në një kohë të shpejtë kanë arritur të marrin paratë dhe të largohen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












