Shqiptari Akil Kaciza ishte njëri nga dy personat që mbetën të vdekur pasi u përplasën nga një kamion në autostradën Milano – Venecia, teksa po i ndërronin gomën makinës në korsinë e emergjencës.

Sipas Policisë Rrugore italiane, që arriti menjëherë në vendngjarje, makina me tre burrat, ku ndodhej dhe shqiptari ndaluan në korsinë emergjente pasi iu shpua goma e majtë e përparme.

Menjëherë pas përplasjes, shoferi i kamionit, një burrë 56 vjeçar zbriti për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarve, por nuk mund të bënte asgjë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












