Berisha ka komentuar dënimin e ulët të Mjacaj nga gjykata e Apelit. Por ai mendon se ky nuk është rasti tipik.
“Te dashur miq, ne mediat konvencionale dhe ato sociale shprehet nje indinjate e thelle dhe mendoj une e ligjshme, mbi pergjysmimin nga 10 ne 5 vite nga Gjykata e Apelit te Shkodres, Mjacajt, vrasesit te turisteve çeke per pjesemarrjen e tij ne vitin 2010 ne vrasjen e nje djali 13 vjecar. Madje ministri Naço me te drejte ka vendosur te dergoje kontrollin ne kete gjykate. Rast akoma me i shemtuar se sa ky eshte denimi pas nderhyrjeve politike vetem me 1 vit burg i Kostandinit te Partise pasi vrau ne Tirane nje bashkemoshatar te tij, i cili vitin e kaluar do te ekzekutonte ne pak minuta 4 vete.
Por nje rast po kaq i rende dhe i shemtuar eshte percjellja qe i beri Edi Rama ne Kube Arben Frrokut, vrasesit te komisarit Dritan Lame, pasi permbushi misionin e blerjes se votave ne rrethin e Pukes dy dite para zhvillimit te seances gjyqesore dhe denimit ne mungese me burgim te perjetshem nga Gjykata e Apelit. Rama takoi dhe piu nje birre te ftohte ne turizmin e Pukes, si te thuash i dha lamtumiren Arben Frrokut qe te nesermen do te nisej me detyre ne Kube nga Partia. Frroku kaloi kufirin pa u rregjistruar ne sistemin TIMS, i cili si rastesisht ne ate moment ishte prishur, madje ai kaloi edhe pa ju vulosur pasaporta pasi po rastesisht ate moment policit te partise ne Muriqan i kishte humbur vula. Ate e ndaluan ne kufirin kroat se nuk kishte vule ne pasaport ne kalimin e kufirit te Shqiperise por nderhyrja energjike e Rames, pasi Tahiri dha cdo garanci per te, beri qe Arben Frroku te udhetoje i qete drejt ishullit te Karaibeve. Pra gjykatesit, Kostandinin dhe Mjacajn e denuan se paku sa per te lare gojen kurse Rama Arben Frrokun e shpetoi pa u paraqitur fare ne sallen e gjyqit. Mire gjykatesit se ky i quan kriminele e vrases, po ky vet çfare eshte? Sb”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












