Konfirmohet zyrtarisht se dy turistët çekë, janë vrarë nga brenda makinës, me të cilën udhëtonte edhe autori i dyshuar. Ka mjaftuar nga një plumb, nga prapa, në kokë për secilin prej viktimave, për tu marrë jetën.
Detaje e reja i ka bërë publike Zëvendësdrejtori Përgjithshëm i Policisë, në seksionin e Krimeve të Rënda, Ardian Çipa. Sipas tij, pas këqyrjes së trupave dhe ekspertizës mjeko-ligjore, mësohet se dy turistët janë qëlluar me nga një plumb pas koke.

Grupi hetimor, i kryesuar nga Prokurori Besnik Cani, ka ngritur dyshimet se autori ka qenë udhëtar në makinën e çekëve, të cilët e kishin marrë nga Dukagjini, për t’iu drejtuar Shkodrës, ndërkohë që mësohet se ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, që qëlluan me breshëri ndaj automjetit në kohën që ata ishin vrarë brenda.

Në këto mezonet besohet se është plagosur edhe autori, për shkak të aksidentimit të makinës me të cilën ai udhëtonte me viktimat, ndërsa në tentativë për tu larguar, ka lënë në makinë çantën dhe kallashnikovin me të cilin kreu krimin e dyfishtë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












