Grida Duma, me cilësinë e koordinatores së medieve në PD, ka fituar gjyqin me Erion Veliajn dhe vëllanë e tij.
Shoqëria “EAG Communication” kishte paditur Grida Dumën për cenim të imazhit. “EAG Communication” kërkonte të dëmshpërblehej për dëmin e shkaktuar nga deklaratat e rreme të koordinatores për mediat në PD, Grida Duma. Masa e kërkuar për dëmshpërblim nga shoqëria “EAG Communication” ishte që Grida Duma përveçse duhet të përgënjeshtronte deklaratat e saj të rreme dhe se duhet të paguante dëmin e shkaktuar me 100 mijë euro.
Akuzat

Koordinatorja e marrëdhënieve me publikun në Partine Demokratike ka akuzuar se kjo kompani është përfituese të rreth 390 milion lekë për dekorimin e qytetit me rastin e vizitës së Papa Franceskut. Selia blu nëpërmjet daljeve të saj për median pati akuzuar drejtpërdrejtë si përfitues të këtij fondi, Ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj.
Koordinatorja e PD-së pretendonte gjithashtu se kompania “Gogel” ka marrë 900 mijë lekë (te reja), si kompani e kontraktuar nga agjencitë shtetërore për evente dhe marketing dhe kompania e dytë EAG, po sipas Dumës, kishte përfituar 52 milionë lekë (të reja) nga kontratat me agjencitë shtetërore.
Gjyqi

Dy ditë më parë, gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, vendosi “Rrëzimin e padisë. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditësit. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së vendimit, për palën në mungesë ky afat fillon nga komunikimi i vendimit. U shpall në Tiranë, më datë 01. 07. 2015”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












