LAZARAT/ Ndalohen edhe tre të rinj, dyshohen si bashkëpunëtorë të vëllezërve Aliko

Shares

Tre të rinj, banorë të Lazaratit janë ndaluar si të dyshuar si bashkëpunëtorë të sulmit të 24 qershorit ku mbeti i vrarë një efektiv I RENEA-s dhe dy u plagosën. Policia e Gjirokastrës bën me dije se të ndaluarit janë Klodian Selimi, 19 vjeç; Elvis Boci, 19 vjeç dhe Dervish Gaba, 20 vjeç.
“Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit e mësipërm pasi dyshohet së këta shtetas në bashkëpunim me shtetasit Arbjon Aliko dhe Alban Aliko e persona të tjerë, më datën 24. 06. 2015, rreth orës 09:30 në fshatin Lazarat, Gjirokastër kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi i policisë RENEA, si dhe janë plagosur dy punonjës te tjerë”, njofton policia.
Sipas saj ndalimi i tyre u bë për veprat, “Vrasja e punonjësit të policisë,/në bashkëpunim/tentative si dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, kur vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda të parashikuara nga nenet Neni 79/b-25-22 dhe 278/5 të Kodit Penal”.
Ndalimi i këtyre personave u bë pasi një efektiv i Forcave të RENEA-s u vra gjatë një operacioni policor në këtë fshat, ndërsa dy kolegë të tjerë të tij u plagosën në kokë dhe në shpatull dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë identifikimin e grupit të personave të armatosur që kanë qëlluar ndaj policisë. Operacioni për kapjen e autorëve ka nisur që pasditen e së mërkurës dhe vijon ende në Lazarat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...