Plot 138 milion lekë u hodhën për rehabilitimin e sheshit “Liria” në qendër të Durrësit.
U konsiderua si një nga projektet më të mira në shërbim të qytetareve sheshi “Iliria” në Durrës. Inaugurimi u bë gjatë ditëve të fushatës, por tani pllakat janë thyer dhe barrierat mbrojtëse janë hequr, si pasoje e cilësisë së dobët të punimeve.

Qytetarët kërkojnë më shumë cilësi ndaj investimeve publike.
Sheshi “Liria”, nga vendoret, konsiderohet, si një projektet me të mira të zbatuara për argëtimin e qytetareve, por firma që ka fituar tenderin për sistemimin e tij ka kryer punime mjaft të dobëta. Kjo rrezikon ta kthejë shumë shpejt atë në një kantier të ri ndërtimi.

“Sheshi Iliria, kryevepra për të cilën Vangjush Dako ka punuar e luftuar aq shumë, është sot mishërimi i vizionit tonë për ndryshimin e Shqipërisë, i momentit historik kur Durrësi dhe gjithë Shqipëria kanë marrë kthesën për në drejtimin e duhur”, u shpreh Kryeministri Edi Rama, në mitingun përmbyllës të PS-së në Durrës.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












