Gjendja shëndetësore e dy efektivëve të RENEA-s, që u plagosën dje në mëngjes gjatë operacionit në Lazarat, është e qëndrueshme dhe pa probleme serioze. Mjekët e Qendrës Kombëtare të Traumës në Tiranë, ku ata janë mbajtur nën vëzhgim që nga mesdita e djeshme, bënë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të lërë spitalin 27 vjeçari Perlat Hamitaj.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Gjirokastrës, ata janë përcjellë me helikopter dje në mesdite drejt Qendrës Kombëtare të Traumës në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












