Një pako e dyshimtë është gjetur pranë një banese në fshatin Sallmone në Shijak. Nga verifikimi paraprak raportohet se një kallëp tritoli gati për shpërthim i është vendosur banesës së një aktivisti të PD-së, shtetasit Altin Alla, i cili raportohet se është komisioner i saj në votimin e së dielës. Ka qenë vetë pronari i banesës, shtetasi Altin Alla, ai i cili ka konstatuar pakon e dyshimtë dhe ka njoftuar forcat e policisë.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe dega e PD në Durrës e cila tha se tritoli ishte vendosur në banesën e aktivistit të saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












