Policia financiare e qytetit të Brescia ka arrestuar sot 13 shqiptarë me akuzën e krimit të organizuar në trafikimin e kokainës.
Kjo bandë kriminale ishte e aftë të tregtonte 20 kg kokainë në javë, pothuajse një ton në vit me një vlerë që kapërcente 130 milionë euro.
Sipas dokumentacioneve të mbajtura nga vetë të arrestuarit vetëm në periudhën e shkurtër kohore prej 20 – 23 mars 2015, kjo bandë kishte fituar nga trafikimi i kokainës rreth 1 milionë euro.

Ky operacion policor u shtri dhe në provincat e Bergamos, Milanos, Piacencës, Parmës e Peruxhias e falë përgjimeve telefonike u bë e mundur arrestimi i 13 shqiptarëve.

Grupi kriminal i shqiptarëve drejtohej nga kushërinjtë Altin e Fatos Beqja, nën mbikëqyrjen e Sokol Xhetës, Emirjan Beqes e Dëfrim Shamkut. Anëtarë të bandës janë edhe Leonard Xhanaj, Mirand Shehi, Alfred Brika e Fatjon Musaku.
Me këtë arrestime merr fund dhe operacioni “Refresh” nisur nga Policia Italiane qysh në fillim të muajit qershor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












