Në spektaklin me sallën plot dhe të tjerë që prisnin jashtë saj, veç të deleguarit të PD-së, Jemin Gjana, ishin dhe personalitete të tjera publike me origjinë nga Kukësi. Xhelal Mziu zhvilloi një takim dhe me kuksianët dhe në Paskuqan
Atmosferë mbresëlënëse mes spektaklit në sallë shoqëroi takimin e komunitetit kuksian me kryetarin e Bashkisë së Kamzës, njëkohësisht kandidat i PD-së dhe i “Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Xhelal Mziu, në Kamëz dhe Paskuqan.
Në aktivitetin festiv, veç kuksianëve nga Kamza dhe Paskuqani, morën pjesë edhe personalitete kuksianë nga jeta publike në Tiranë e Kukës. I pranishëm në këtë takim si në çdo aktivitet tjetër ishte ish-deputeti, ish-ministri i Bujqësisë dhe i deleguari i PD-së në Kamëz dhe Paskuqan, Jemin Gjana, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Asllan Dogjani, ish-deputeti dhe mjeku Shefqet Bruka, historiani dhe ish-deputeti i parë i PD-së në Kukës Shefqet Hoxha, kryetari i komunës Paskuqan Fatos Rexha, nënkryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Korab Lita, publicisti dhe shkrimtari Rexhep Shahu, poeti Izet Duraku, biznesmeni Bashkim Gjoka etj., të cilët kërkuan mbështetjen maksimale për Partinë Demokratike dhe kandidatin e saj, Xhelal Mziu.


“Jam i sigurt që ne së bashku do ta thellojmë fitoren e vitit 2013. 7800 vota kishim në vitin 2013 më shumë së kundërshtari dhe do ta thellojmë këtë fitore, sepse kemi punuar këto vite, ku veprat flasin vetë dhe Kamza ka ndryshuar”, vijoi Mziu,
Në këtë takim me kuksianët, sipas Mziu, sfidë kryesore e çdo kamzaliu, e çdo kuksiani, e secilit banor të këtij qyteti ngelet punësimi.
Zhelal Mziu zhvilloi një takim edhe në Paskuqan me banorë të komunitetit kuksian që banojnë në këtë zonë dhe personalitetet publike nga Kukësi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












