Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame pas abuzimeve me vlerat monetare të gjetura pas një kontrolli të zhvilluar në AKT dhe që ka përfunduar në prill të këtij viti.

Julinda Dhame dhe agjencia që ajo drejton, më se një herë kanë qenë objekt denoncimesh dhe akuzash, për transferim fondesh të aktivitet TRAKU FEST, zhvilluar në Gjirokastër, me qëllim “financimin” e dasmës së Erion Veliajt.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












