Komisioni i Disiplines së UEFA-s ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 50 mijë euro për ndeshjen Shqipëri – Armeni, e luajtur në datën 29 mars 2015 në stadiumin” Elbasan Arena”. Gjoba vjen pas parrullave raciste të tifozëve tanë si dhe hedhjes së flakadanëve në fushë.

“Këto shuma të mëdha gjobash mund t’i shfrytëzojmë shumë mirë në infrastrukturën sportive, zhvillimin e futbollit dhe në rritjen e cilësisë sportive”, thekson FSHF.
FSHF kërkon më shumë përgjegjësi, vetëpërmbajtje dhe më shumë dashamirësi për të ndihmuar ekipin tonë kombëtar për një përfaqësim sa më dinjitoz.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












