Një gjykatë në Kanada ka dënuar me vetëm 8 vjet burg shqiptarin Xhevahir Myftari, i cili u shpall fajtor për vrasjen e kunatës së tij, Julia Vlashin.
Kjo do të thotë, se Myftari do të dalë nga burgu pas katër vjetësh, pasi gjysmën e dënimit e ka kaluar në paraburgim. Pas lirimit ai do të dëbohet për në Shqipëri.

Familja e Julia Vlashit është shprehur e pakënaqur me vendimin e gjykatës, shkruan portali kanadez “Kitchener”.


“Jam shumë i pakënaqur me drejtësinë kanadeze. Një njeri godet 19 herë me mjete të mprehta një njëri dhe sistemi e dënon me vetëm 8 vjet burg. Jam shumë i zhgënjyer”, tha Anastas Vlashi, i afërm i Julia Vlashit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












