Erion Veliaj i lyp ndihmë Pandeli Mjkos, takohen së bashku në një lokal te “Blloku”

Shares

Kandidati socialist për kryetar bashkie Erion Veliaj, zhvillon një takim me Pandeli Majkon, njëri prej të përfolurve, si kandidat i PS-së, për këtë bashki. Takimi u zhvillua në një lokal, në qendër të kryeqytetit, pikërisht në zonën e njohur si “Blloku”.
Besohet se temë e takimit, janë zgjedhjet vendore, dhe mbështetja e pritshme e Majkos për Veliajn.
Pandeli Majko, ishte ndër më të preferuarit, si kandidat socialist për bashkinë e Tiranës. Në sondazhet e zhvilluara para shpalljes së kandidaturës së Veliajt, Majko, kryesonte midis emrave të PS-së, Blendi Klosi, Mimi Kodheli, por edhe ndaj Erion Veliajt. Ndërsa ditët e fundit mbetën vetëm dy emra, Blendi Klosi dhe Erion Veliaj, duket ishte “vetoja” e Edi Ramës ka qenë vendimtare, i cili përzgjodhi ministrin e tij, për kandidat të bashkisë së Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...