TILLERSON/Kjo është lufta e rradhës e SHBA

Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha se veprimi ushtarak kundër Koresë së Veriut të armatosur me armë bërthamore është një "alternativë e mundshme". Kryediplomati amerikan paralajmëroi se politikës së durimit strategjik me Phenianin i ka ardhur fundi. Sekretari Tillerson gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatëtë po marrin masa të reja mbrojtëse për t’iu kundërvënë kërcënimit nga...

FOTO/ Rrënohet Mulliri i Skënderbeut, dikush po paguan për rindërtimin

Ahmet Zani Në fshatin Gallatë të malësisë së Kurbinit, ekziston një mulli i vjetër për të cilin ekziston legjenda se aty ka bluar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, dora vetë, në rrethanat e betejave me osmanët. Është një mulli gjendur mes malesh dhe quhet “mullini Fall”, që banorët e përkthejnë si “mullini falë-falas”. Dhe legjenda tjetër që e shoqëron këtë mulli, është ajo...

Parlamenti italian, letra qeverisë në Tiranë për 1300 kontinierët, ja teksti i plotë

Deputeti italian Riçardu Nuti pas ka ngritur në Parlament cështjen e kontinierëve të humbur në Shqipëri i ka nisur një letër edhe qeverisë shqiptare në lidhje me skandalin. Anëtari i Komisionit të Antimafias në Parlamentin Italian ka nisur 3 letra për të marrë informacion. Njërën ia drejton qeverisë shqiptare me anë të ambasadës në Romë, tjetrën qeverisë së Maqedonisë,...

Tregu i përbashkët i Ballkanit, Rama merr një Jo. Kush e dërgon

Ideja për një treg të përbashkët ballkanik e propozuar nga Rama në kuadrin e procesit të Berlinit, ka marrë një jo të drejtëpërdrejtë. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tregon se pse vendi i tij nuk ka leverdi nga kjo inisiativë duke e krahasuar analizën e Ramës me kohën e Titos dhe ish-Jugosllavinë. Postimi i Kryeministrit: Tregu i përbashkët i vendeve...

TAKIMI/Buzëqeshja e Trump dhe Merkel qetëson në Evropë

Trump dhe Merkel buzëqeshën përballë kamerave në Zyrën Ovale në nisje të takimit mes tyre, me presidentin që nxiti gazetarët të “dërgonin mbrapsht në Gjermani një foto të bukur”. Presidenti u tha më tej reporterëve të pranishëm se, bashkë me Merkelin do të diskutonin “shumë gjëra” në përballjen e tyre të parë gjatë presidencës së tij. Kancelaria gjermane Angela Merkel...

Protestuesit “e kuq” sherr te Veliera në Durrës

Policia e Durrësit ka shoqëruar në polici 4 protestues nga protesta në Durrës kundër Velierës pas një zënke që ka ndodhur në kampingun e natës. Lëvizja Studentore pretendon se nuk është përmbushur kushti që palët kishin rënë dakort, se në protestë nuk do të kishte thirrje politike (ata pretendojnë se Shoqëria Civile ka pasur veshje me stema dhe emblema të...

HISTORIA/Shqipëria rrezikon 141 milionë euro nga arbitrazhi për shkak të qeverisë

5 Maji 2015 duhej të ishte një e martë e zakonshme pune për të ngarkuarën e financës së konsullatës shqiptare në Milano, e cila u paraqit në Bankën Unicredit për të derdhur rrogat e punonjësve nga llogaria rrjedhëse. Por ndryshe nga të martat e tjera çdo fillim muaji, ky veprim është kundërshtuar nga banka Unicredit, punonjësit e së cilës bënë...

Ambasadori Britanik: Shqipëria në moment kritik për zgjedhjet e lira

Ambasadori Britanik z. Duncan Norman foli dje para mediave në Institutin Shqiptar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro britanike pas Breksit. Ambasadori Norman tha që ky është një moment kritik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. “Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, megjithatë kur afrohen zgjedhjet është edhe një periudhë e mirë që të gjitha forcat të...

Tiranë, dy vëllezër bien nën breshërinë e plumbave

Dy vëllezër u plagosën sot pasdite ndërkohë që një person qëlloi ndaj tyre në një lokal. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:25, në lagjen Nr.1, Bathore, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, ku kanë mbetur të dëmtuar dy shtetasit, A. B. dhe A. B. (vëllezër), të cilët ndodhen në S. Q. U., jashtë rrezikut...

VIDEO & BATUTAT/ Qytetari provokon Ramën: Pse djersitesh kur sheh Salën?

IframeGjatë shpërndarjes së legalizimeve falas me qytetarët e Shkodrës, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta me ta. Njëri prej tyre pasi mori lejen e legalizimit i bëri një pyetje provokuese kreut të qeverisë. Qytetari: Ti, pse djersitesh kur sheh Salën? Rama: Kush, unë? Qytetari: Po, ti atje në parlament.. Rama: Se jam burrë i mirë prandaj Me këto fjalë kryeministri, i cili “djersiti sërish”, ...