BATUTAT/ Plas sherri live, Salianji i kujton Ramizin, Gjinushi nuk duron dhe “shpërthen”

Sekretari për aksionin qytetar në PD, Ervin Saliani dhe kreu i PSD­së, Skënder Gjinushi janë përplasur sot në një debat të fort në emisionin “Studio e Hapur”. Një debat i cili ka degraduar në sharje dhe ofendime. Teksa Gjjinushi tha se në 27-vjet nuk ka ndodhur që opozita të mos hyjë në zgjedhje, Salianji është shprehur se ka ndodhur kur...

Presidenca përgënjeshtron informacionet mediatike

“Institucioni i Presidentit të Republikës përgënjeshtron të gjitha lajmet që përcillen si informacione me burim nga Presidenca për kohën dhe axhendën e takimit midis Kryeministrit dhe Liderit të Opozitës. Sqarojmë opinionin publik se nuk ka asnjë informacion të shpërndarë për median. Presidenti i Republikës vijon kontaktet dhe çdo vendim do t’i bëhet me dije opinionit publik zyrtarisht dhe me...

HISTORIA/ Roja lë peng në bank hotelin ku punonte, merr 300 mijë euro kredi me dokumente false

Sokol Sylisufaj, pronar i një hoteli, më 23 Dhjetor 2016 mëson se objekti i tij ishte vënë kolateral, për një kredi 300 mijë euro. Pasi interesohet për këtë problem, mëson se personi që kishte marrë këtë shumë të majme ishte as më pak e as më shumë sesa roja i objektit të tij, Ezmir Koloshi. Sokoli tregon se, për...

Basha një ofertë të re për Ramën: Ja kur hyjmë në zgjedhje

Kreu i PD-së Lulzim Basha mësohet ka vënë në tavolinë ofertën më të fundit. Sipas kësaj oferte, ai kërkon shtyrjen e zgjedhjeve deri në fund të korrikut dhe 6 ministri nga qeveria “Rama”. Këtë e konfirmojnë burime brenda grupit parlamentar të PD-së për “Panoramën”. Kjo ofertë vjen edhe pas konsultimit me ndërkombëtarët, Joseph Daul, kreu i grupit të PPE-ve dhe komisioneri...

Kinë, arrestohet dhëndri që pagoi 200 njerëz të huaj të shtiren si familjarë

Një dhëndër është arrestuar dy ditë më parë në Kinë pasi ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe familjarët e saj duke paguar njerëz të huaj, që të shtiren si njerëzit dhe miqtë e tij. Dhëndri i njohur me emrin Wang 37 vjeç, për dasmën e tij kishte mbledhur të ftuar fals të cilët i kishte paguar 80 Yuan (12 dollarë)....

Daul e Hahn bisedojnë me Bashën: Të shqetësuar nga fenomeni i drogës

Kryetari i PD Lulzim Basha po zhvillon një video-konferencë me Presidentin dhe zv/Presidentin e PPE-së si dhe eurodeputetin Hahn. Gjatë video-konferencës, Basha u ka shpjeguar zyrtarëve europianë përse sipas tij po rrezikohet vota në zgjedhjet parlamentare. Sipas Bashës, kultivimi masiv i drogës, krimi dhe presionin qeveritar po kërcënon qytetarët. “Nuk është problemi opozita. Problemet e drogës kanë autorë. Kërcënimi i votës...

FOTO SKANDAL/ Polici heq një vizë…, kokaine

“Me viza edhe Narko-polici i Noriegës së Shqipërisë, Edvin Kristaq Ramës!”. Kështu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale, ndërsa publikon edhe këtë foto.

Rama nga Elbasani në Tiranë, dy kushte për opozitën

Kryeministri Edi Rama nuk pranon që të takohet ditën e nesërme me Lulzim Bashën në tryezën e thirrur nga Presidenti Bujar Nishani për të zgjidhur krizën politike. Sipas medieve pranë qeverisë, Kryeministrin kërkon që takimi trepalësh Nishani – Rama – Basha të zhvillohet sonte pasi sipas tij nesër fillon fushata elektorale. “Opozita të vijë sot në negociata. Gjejmë sonte ose nesër...

PPE-opozitës: Kthehuni në negociata, garantojmë marrëveshjen e 25 prillit

Në mbledhjen e PD-së po zhvillohet video-konferencë me Presidentin e PPE-së Daul, zv/Presidentin McAllister dhe zyrtarë të tjerë të BE-së. Mësohet se ndërkombëtarët i kanë thënë opozitës që bojkoti i zgjedhjeve parlamentare nuk është opsion për t’u diskutuar. McAllister ka bërë të ditur gjithashtu se mbetet në fuqi marrëveshja e ofruar më 25 prill kur mbërriti në Tiranë për të negociuar...

VIDEO/ Tiranë, autobusi merr flakë në lëvizje, terrorizohen udhëtarët

Një autobus i linjës “Kamëz – Qendër Tiranë” është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në zonën e Bathores. Shoferi ka ndaluar autobusin për të zbritur udhëtarët, derisa erdhi zjarrfikësja për të shuar zjarrin. “Isha në urbanin e Kamzës tani dhe ai mori flakë, e dalluam që diçka nuk shkonte, sepse po vinte erë e rëndë, por vetëm kur doli...