INTERVISTA/ Një tjetër aleat apel Bashës: Po bëhesh qesharak, tërhiq ministrat e PD

Aleati i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, njëherësh deputet i opozitës, në një prononcim për “Panoramën” ka kërkuar nga Lulzim Basha që të largojë nga qeveria ministrat teknikë. Shehi theksoi se Lulzim Basha, duke mbajtur ministrat në qeveri, po dëmton opozitën dhe po i bën qesharake aksionet e saj. Aleati i demokratëve tha se ministrat teknikë rrinë kot në qeveri, ndërkohë...

TENDERAT/ KLSH kallëzon në Prokurori 4 drejtorë të bashkisë së Roskovecit

KLSH-ja ka kallëzuar në Prokurori, 4 drejtorë dhe 2 përgjegjës sektori të bashkisë së Roskovecit. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet me detyrën arrin në 38.2 milion lekë Kontrolli i Lartë të Shtetit bëri auditim për periudhën 1.01.2013 deri më datë 31.12.2016 prej ku rezultuan shkelje dhe parregullsi të ligjore në fushën e prokurimit publik, në hartimin e...

Fatmir Mediu 10 përgjigje për Edmond Spahon

Kreu i PR Fatmir Mediu, ka reaguar sërish sot, këtë herë në përgjigje të qëndrimit të nënkryetarit të PD-së Edmond Spaho, pas reagimit të tij të djeshëm. Mediu rendit 10 pika, sipas të cilit nuk vë në dyshim integritetin e ministrave të PD-së në qeveri, ndërsa shpjegon edhe një herë qëndrimin e tij, pse ata duhet të japin dorëheqjen.   Reagimi i...

EMERGJENCAT CIVILE/ Situata e zjarreve, 11 vatra në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 11 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 133 punonjës zjarrfikës, 18 automjete zjarrfikëse, 162 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra vullnetarë punonjës të Pyjores dhe të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë dhe 2 avionë të ardhur nga...

EMRI/ Arrestohet duke “u arratisur’ për në Greqi, gruaja që për 5 muaj ju fsheh policisë

Një 37-vjeçare nga Tirana është arrestuar sot nga Policia Kufitare në Kapshticë. Sipas burimeve të Policisë, mposhte se Marjana Beaj, e arrestuara, pasi ishte dënuar nga gjykata se kishte shkaktuar një aksident në Durrës më 24 mars 2017. Menjëherë ajo ishte zhdukur nga vendi i ngjarjes, ndërsa gjykata e Durrësit e dënoi me tre muaj burg për largim nga vendi...

Qeveria Rama hap thesin për koncesionin e radhës, 254 milionë euro për Rrugën e Arbrit

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka hapur të enjten zyrtarisht garën për dhënien me koncesion të Rrugës së Arbrit, e cila lidh Tiranën me Peshkopinë. Kontrata do të jepet në formën e partneritetit publik privat, ku subjekti që do të rezultojë fitues do të ndërtojë, operojë dhe mirëmbajë këtë aks kombëtar. Ofertat për këtë projekt me rëndësi madhorë do të...

SKEMA E PASTRIMIT TE PARAVE/ Prokuroria e Vlorës sqaron pse u sekuestruan 531 mijë dollarë, një shqiptari dhe dy amerikanëve

Në datën 08. 08. 2017, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është regjistruar materiali i referimit të veprës penale i ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, material i cili bën fjalë për informacionin e marrë nga policia gjyqësore lidhur me kryerjen e disa transaksioneve të dyshimta bankare në shuma të mëdha midis shtetasit shqiptar A....

Shefi i Antimafias italiane: Shqipëria eksporton drejt Pulias luftën e përgjakshme me klanet mafioze, rivale të drogës

Autoritetet italiane po kthejnë vëmendjen nga kriminaliteti në Pulia. Ai i organizuar që po merr përmasa të mëdha. Lajmi i vrasjes së katër personave në Foggia, në San Marco, ka zënë vend kryesor në të gjitha mediat kryesore. Arsye për këtë është mënyra e ekzekutimit: një njësi vrasësish e përbërë nga katër ose pesë persona në ndjekje të një...

ALARMI/ Pas zjarreve, Shqipëria rrezikohet edhe nga tërmetet

Pas zjarreve duket se Shqipëria do të përballet edhe me lëkundjet sizmike. Të paktën kështu ka paralajmëruar kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi gjatë një komunikimi me mediat. “Shqipëria këtë vit rrezikohet edhe nga tërmetet, lëkundjet e para kanë nisur në rajonin e Elbasanit në Qukës”, u shpreh Prençi. Duke u ndalur te situata e zjarreve të cilat kanë pushtuar një...

VENDIMI & EKZEKUTIMI/ Vlorë, vihen në sekuestro preventive 531 mijë dollarë

Llogaritë bankare në shumën e 531 mijë dollarëve janë vendosur në sekuestro preventive të dyshuara si para të ardhura nga veprimtari kriminale. Vendimi është marrë nga Gjykata e rrethit të Vlorës më datën 9 gusht 2017 dhe është bërë ekzekutimi i tij. Policia informon se llogaritë bankare, në shumën 531.031 USD, në një bankë të nivelit të dytë, i përkasin shtetasit...