EMRI & FOTO/ Dosja “Tahiri”, ja kush është miku i Habilajve, zyrtari i dytë ndaj të cilit ka fletë-arresti

Zbulohet edhe emri i dytë të zyrtarit të lartë ndaj të cilit Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arresti. Ai është ish-drejtorin e Kufirit në Vlorë, Sokol Bode, i cili ka dalë edhe në foto me Moisi Habilajn. Pas largimit nga Vlora, Sokol Bode ka qenë drejtues në Policinë e Shkodrës, duke mbajtur edhe detyrën e drejtuesit të sektorit të...

SKANDAL/ Vlorë, Policia nuk ekzekuton prej 5 orësh fletë-arrestin për ish-drejtorin e saj

Skandal në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, e cila prej më shumë se 5 orësh nuk po ekzekuton një prej fletë-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen Tahiri-Habilaj. Burime bëjnë të ditur se fletë arrestet kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë në orët e paradites, ndërsa ai për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld...

Dosja “Habilaj”, 3 urdhër arreste për drejtues të Policisë nga Krimet e Rënda

Prokuroria e Krimeve te Renda ka firmosur sot 3 urdherarreste ne funksion te dosjes "Habilaj" ne te cilen gjykohete dhe ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri. Tre urdherarrestet jane per drejtues apo ish-drejtues te larte te policise ne qytetin e Vlores, Dhermi dhe Shkoder. Nderkaq mesohte se në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, e cila prej më shumë se 5 orësh nuk...

Elbasan, familja e kërkonte pre një viti e gjysmë, 19-vjeçarja e zhdukur bënte qejf në Greqi

Përpara rreth një viti e gjysmë, prindërit e deklaruan të zhdukur pa lënë gjurmë e ndërsa sot është bërë kthimi në shtëpi i 19 vjeçares nga fshati Selias në Elbasan. Policia ka njoftuar se e reja me inicialet R. X., është gjetur në shtetin fqinj dhe është dorëzuar në shtëpi. E pyetur për largimin 19-vjeçarja ka deklaruar se iku me...

Në 7 dhjetor hidhet shorti për anëtarët e KED-së

Këshilli për Emërimet në Drejtësi e mbaroi mandatin kushtetues 1 vjeçar pa kryer asnjë punë, dhe Kuvendi i Shqipërisë ka lajmëruar hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këtij institucioni. Më 7 dhjetor, ora 10:00, Kuvendi, në selinë e tij, do të hedhë shortin për të zgjedhur 9 anëtarët e rinj të Këshillit për Emërimet në Drejtësi...

BSH do të nxjerrë tri monedha të reja në treg për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg tri monedha të reja në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Vendimi është marrë të mërkurën në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës ku është miratuar shtypja e monedhave metalike përkujtimore, për qëllime numizmatike, në vitin 2018. Seria do të emetohet gjatë vitit 2018 dhe do të përbëhet nga...

Ulërimat nga një apartament, zbulojnë rrjetin e prositucionit

“Dëgjohen ulërima nga një apartament në qendër të qytetit”. Është ky alarmi i dhënë përmes një telefonate në komisariatin e Cassino (komunë në Frosinone, Itali) mbrëmjen e djeshme. Kjo vuri në lëvizjen efektivët, të cilët mësynë në apartament. Siç raportojnë sot mediat lokale, aty agjentët gjetën një grua shqiptare, një rumune, një brazilian dhe një të ri italian. Nga verifikimet, rezulton se dy...

STUDIMI/ Gjysma e shqiptarëve kanë pasur probleme ligjore në 5 vitet e fundit

Studimi mbi aksesin në drejtësi të qytetarëve shqiptarë i realizuar nga PNUD, tregon që gjysma e popullsisë shqiptare ka pasur probleme ligjore në 5 vitet e fundit, dhe kjo vjen nga padija mbi sistemin e drejtësisë. Të ftuar në forumin ku u prezantuan gjetjet, juristë, përfaqësues të qeverisë dhe ndërkombëtarë u shprehën se tani koha është t'i krijohen lehtësira...

Edi Rama vetemërohet në krye të Komitetit Shtetëror për Diasporën, ja anëtarët dhe detyrat

Qeveria miratoi sot krijimin dhe funksionimin e komitetit shtetëror për diasporën. Komiteti do të jetë organ konsultativ i Këshillit të Ministrave për bashkërendimin e politikave e të veprimtarive shtetërore në fushën e diasporës dhe do të kryesohet nga Kryeministri. Ndërkohë në përbërje të tij do të jenë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministri i Brendshëm, Ministri i Financave dhe...

EMRI & FOTO/ Ndarja e tepsisë, një ish-deputet i PS-së emërohet drejtori i ri i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të ketë një drejtor të ri në krye të saj. Në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë është vendosur emërimi i Edison Konomit si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Vendimi hyn menjëherë në fuqi. Ai zëvendëson në këtë detyrë Julian Beqirin. Edison Konomi ka drejtuar më parë Doganën e Durrësit si dhe ka...