Fatos Lubonja te “Agon Channel”, Sonila Mecco nuk e fsheh ekzaltimin: Trekëndësh me emra titanësh

Lajmi mediatike, brenda komunitetit të medieve, i ditëve të fundit, për largimin e Fatos Lubonjës nga “Opinion” i TV “Klan” te “këndi” i tij te “Agon Channel”, nuk ka kaluar pa komente. Natyrshëm, komente më të shumta dhe më “të gjetura”, vijnë nga vetë komuniteti i medias. Një i tillë, nuk ka si të mos bëhej edhe nga Sonila...

Shkatërrohet celula xhihadiste në Romë, arrestime edhe në Kavajë

Një celulë terroristësh islamikë e cila vepronte midis Italisë dhe Ballkanit, është shkatërruar në anën tjetër të Otrantos. Zbulimi i kësaj celule erdhi pas hetimeve të gjatë të policisë italiane, ndërsa tre persona kanë përfunduar në pranga. Sipas raporteve policore, grupi islamik rekrutonte luftëtarë për në Siri. Celula vepronte midis Italisë dhe Ballkanit dhe në pranga ranë 3 persona dy prej...

Tiranë/ 3 aksidente automobilistike, 4 persona të plagosur

Tre aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Aksidenti i parë u regjistrua në zonën e Kombinatit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, teksa kalonte rrugën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka identifikuar të plagosurin. Ai është shtetasi Ylli Allgjata, i cili mësohet të jetë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e...

Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, Doshi paralajmëron: Fakte rrëqethëse dhe denoncim i manipulimit të hetimeve

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve do të mblidhet sot pasdite, rreth orës 18.00, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Mbledhja do të jetë e hapur për mediat pas këmbënguljes së opozitës. Dëgjesat e Këshillit me deputetët Doshi dhe Frroku priten me interes, pas edhe paralajmërimit të një dite më...

Vritet një polic në Prishtinë, hetonte për krime ekonomike e korrupsion

Vritet një polic është vrarë mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Burimet e policisë së Kosovës,bënë të ditur se kishte marrë informacion se në rrugën “Isa Kastrati” te Mileniumi i Tretë në lagjen “Mati 1” të Prishtinës rreth orës 07.00 të mëngjesit ka pasur të shtëna armësh. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ty është konfirmuar...

Serbët në protestë, djegin flamujt e NATO-s, SHBA, BE e Kosovës në 16 vjetorin e bombardimeve

Qindra mbështetës të Partisë Radikale Serbe (SRS), janë mbledhur sot para ish-Shtabit të Përgjithshëm të Beogradit për të protestuar në 16 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO. Serbët e irrituar nuk kanë kursyer as flamujt, duke djegur në me radhë flamurin e NATO-s, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Ka qenë Vojislav Sheshel, ai i cili...

Basha – Hahn: Hapa mbrapa në standartet dhe prioritetet e integrimit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në takim Johannes Hahn, Komisionerin për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, të Bashkimit Europian. Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryetari Basha i shprehu Komisionerit Hahn mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme që Komisioni Europian dhe Komisioneri Hahn i japin Shqipërisë për projektin madhor kombëtar të anëtarësimit në BE. Basha e siguroi Komisionerin...

Michel Platini rizgjidhet si President i UEFA-s

Presidenti I UEFA-s Mishel Platini është rizgjedhur për të tretën herë, për një mandat katër-vjeçar në krye të futbollit evropian. Rizgjedhja e tij u bë sot në Kongresin XXXIX të Zakonshme të UEFA-s, në Vjenë. Platini, i cili ishte i vetmi kandidat. Francezi u zgjodh si Presidenti UEFA në Kongresin XXXI të Zakonshme të UEFA-s në Dusseldorf, në janar të...

Komisioneri Johannes Hahan “ia vë kufirin te thana” Edi Ramës, kryeministri ia zbraz inatin opozitës

Rama: Proces të qëndrueshëm pa shtesa kati rrugës. Hahn: Nevojë për politika serioze në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, reforma në drejtësi gjithëpërfshirëse Përpjekjet e Edi Ramës, për t’ia faturuar mungesën e avancimit të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, zyrtarëve europianë, ka marrë përgjigjen e radhës dje nga Komisioneri Johannes Hahn, bashkë edhe me kujtesën prej tij, për plotësim kushtesh....

Skënder Gjinushi nga Shkodra mbështet Tom Doshin: Kërkesa e Prokurorisë për arrestim, antikushtetuese

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi e cilësoi antikushtetuese kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputeteëve Tom Doshi e Mark Frroku. Gjatë një takimi me strukturat në Shkodër, Gjinushi tha se deputetët nuk mund të vihen në paraburgim për deklarim të rremë. Sipas Gjinushit, Prokuroria ka bërë gabim që ka kërkuar paraburgim, pasi sipas tij, kjo kërkesë është antikushtetuese. “Prokuroria...