Horoskopi, 3 Dhjetor 2015/ Yjet thonë për JU

Dashi Duhet të bëni kujdes në ambientin e punës ndaj atyre që ju rrethojnë. Një person bën lojë të dyfishtë, ndaj ruhuni. Në fushën sentimentale, personi që pëlqeni mund të “bjerë” në tundimin tuaj. Demi Në fushën profesionale gjatë kësaj dite do të jepni rendiment në sajë të kapacitetit që ju karakterizon. Më çift xhelozia e tepruar rrezikon të minojë një raport...

10 ORË DEBAT/ Britania përfshihet në luftën në Siri

Parlamenti i Britanisë së Madhe ka votuar sonte që të përfshihet në bombardimet ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Siri, pas dhjetë orë debati. 397 vota ishin pro, ndërsa 223 kundër. Britania ka bombarduar në Irak që më shumë se një vit dhe kryeministri David Cameron kishte kërkuar nga parlamentarët që të përkrahin edhe sulmet në Siri.

Tom Doshi, sot sërish në Prokurori

Deputeti i përjashtuar nga grupi socialist Tom Doshi iu rikthye vizitave në Prokurorinë e Përgjithshme mëngjesin e së mërkurës. Mësohet se Doshi u paraqit pranë organit qendror të akuzës për të dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me hetimin që ka nisur muaj më parë në lidhje me pasurinë e deklaruar prej tij. Procesi është ende në fazën e verifikimeve,...

“Jaho Mulosmani dhe Isamedin Haxhia, kanë një fjalë në vesh me ty”

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e prokurorit Haxhi Giu si një përpjekje për të ndërtuar fasadë për luftën ndaj korrupsionit. Ai thotë se Giu nuk ëhstë në kupolën e të korruptuarve apo të prokurorëve me të cilët politika zgjidh hallet e veta. Ja cfarë shkruan Hoxha: “…nje prokuror i shtetit, 23 vite karriere nga viti 1992-2015(sidoqofte karriera e tij, e...

Me ligjin “Olsi Rama” lojërat e fatit i merr në dorë klani i familjes Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot projektligjin për lojërat e fatit. Jo vetëm kaq, por ai i vë emrin “Olsi Rama” këtij ligji, nëpërmjet të cilit familja Rama merr në dorë lojërat e fatit. Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook” Miratohet ligji "Olsi Rama", ligji i pasurimit familjar, edhe me bixhoz, te Edi Rames! “Te dashur miq, ligji bixhozit apo...

Berisha: Po miratohet ligji “Olsi Rama”

Ish-Kryeministri Berisha ka konsideruar ligjin për Lojërat e Fatit që u diskutua sot në Kuvend si ligjin “Olsi Rama”. “Te dashur miq, ligji bixhozit apo i Lojerave te Fatit, qe qendron ne Parlament qe nga muaji mars, u diskutua sot ne Parlament, pasi Edi Rama, per llogari te Olsit dhe grupeve te pertej detrave te lidhura me te, beri...

Itali, “Fast and Furious” prangos katër grabitës shqiptarë

Policia italiane ka finalizuar operacionin “Fast and Furious”, në përfundim të të cilit janë prangosur katër shqiptarë. Të arrestuarit akuzohen për disa grabitje në Udine, Veneto dhe Emilia Romanja. Burimet e policisë italiane saktësuan se hetimet për grupin e grabitësve shqiptarë nisën në shtator, pasi kryerjes së dy grabitjeve në Latisana dhe Paludo. Shqiptarët jetonin në Bolonjë, ndërsa bazën e tyre...

VIDEO/ Masakra e Kalifornisë, policia në kërkim të autorëve

Ende janë të paqarta rrethanat dhe numri i viktimave në masakrën e Kalifornisë. Raportet më të fundit flasin për 12 persona të vdekur nga sulmi, ndërsa 20 të tjerë ka mbetur të plagosur. Ndërkaq forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë evakuuar ndërtesën. Policia e San Bernardinos ka deklaruar në Facebook se zona është aktive dhe duhet...

Kaliforni, sulm me armë në një qendër spitalore, vriten 20 persona

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj here raportohet se të shtëna ka pasur në Kaliforni, ndërsa paraprakisht flitet për 20 persona të vrarë. Sipas mediave vendase mësohet se të shtënat kanë ndodhur në një qendër spitalore në San Bernardino. Por ende nuk qartësohen rrethanat. Ndërkaq forca të shumta policie kanë shkuar në...

Rruga e Arbrit, ministri Haxhinasto përgënjeshtron kryeministrin Rama

Përtej deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Kina pak ditë më parë që konfirmoi  se është finalizuar marrëveshja për rrugën e Arbrit, ministri i Transportit Edmon Haxhinasto u shpreh se ka ende një sërë pikëpyetjesh dhe po diskutohet për të dalë në një përfundim. Duke raportuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ai deklaroi se do të mbrojë interesin e...