FOTO/ Miss Bum Bum 2015 zhvishet për skuadrën e saj të zemrës San Paulo

Suzy Cortez ka premtuar se do të zhvishet nëse San Paulo do të kualifikohet në “Copa Libertadores” . Miss BumBum 2015, u shpreh se do t`i surprizonte me trupin e saj të zhveshur nëse ata i plotësojnë asaj dëshiren duke u kualifikuar. Ekipi me siguri është inkurajuar dhe ka arritur të fitoje 1:0 ndaj Goias.  

Cërrik, arratisje misterioze nga policia e një të arrestuari për disa vjedhje

Skënder Trimi është arratisur nga komisariati i policisë së Cërrikut sot në një mënyrë të paqartë. Trimi ishte shoqëruar në polici paso dyshohej se ai ishte autor i disa vjedhjeve. Priten detaje të tjera në vijim rreth ngjarjes, ndërsa policia e Cërrikut ka nisur punën për kapjen e tij.

Vrau shokun biznesmen, gjykata lë në burg Miran Tilën

Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Durrësit për Miran Tilën, autorin e vrasjes së biznesmenit Arben Hasa. Tila ka kërkuar mëshirë në gjykatë duke shprehur dhe pendesën për krimin e kryer. Ai ka rrëfyer se nuk kishte qëllim të vriste shokun e tij, por se ngjarja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Ne seancën e vlerësimit te masës,...

Basha: Dufi dhe zemërata popullore gjatë protestës, ndaj një bande hajdutërish që po zhvatin pasuritë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mori pjesë sot në mbledhjen e “Forumit Shqiptar për Liri dhe Demokraci”. Gjatë fjalës së tij në këtë forum, Basha tha se dufi dhe zemërata popullore gjatë protestës së 8 dhjetorit, nuk ishin skenar i opozitës. Sipas Bashës, dhuna e vërtetë nuk është ajo që u pa të martën në shesh, por është “dhuna e...

Bebja e porsalindur e varur nga droga

Një ngjarje e dhimbshme i ka ndodhur një fëmije të porsalindur në SHBA, janë disa pasoja që bebja ka marrë nga mamaja e saj, pasi kjo e fundit ka marrë drogë gjatë shtatzënisë. Këmbët e saja  lëvizin në mënyrë të pakontrolluar, bebja është lindur me varësi nga droga. Kjo sepse nëna e saj ka përdorur lëndë që përmban opium (ngjashëm si heroina),...

“Arratiset” nga spitali për të shkuar në supermarket, ndërron jetë në rrugë 67 vjeçari

Pasi është larguar nga spitali pa lejen e mjekut, një 67-vjeçar ka nderuar jetë. Pacienti Skënder M, ishte i shtruar në repartin e Kardiologjisë në QSUT, por largimi i tij nga shtrati i spitalit ka rezultuar fatal për të. 67-vjeçari ka shkuar të blinte diçka në supermarket, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore pësoi atak kardiak. Menjëherë...

FOTO LAJM/ Anjeza Shahini e ftuara e Mbretëreshës së Anglisë në “Buckingham Palace”

Anjeza Shahini ka qenë e ftuar në një ndër pritjet më të rëndësishme të vitit që mbajnë monarkët britanikë, në pallatin “Buckingham”, një mbrëmje në nder të diplomatëve. Këngëtarja shqiptare ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti, Paul Edward Conolly, I cili është një diplomat britanik, që ka shërbyer pranë Ambasadës Britanike, në Tiranë. Pjesëmarrës në këtë pritje kanë qenë dhe çifti...

Luksemburgu dyfishon prezencën anti-ISIS, nga 1 e çon në 2 numrin e ushtarëve në Mali

Për të luftuar kundër rritjes së shtetit islamik, shteti i Luksmeburgut ka dubluar prezencën e tij ushtarake në Mali dhe ka çuar në vend një ushtar të dytë. Sipas një njoftimi thuhet se Duka i Madh i Luksemburgut do të dërgojë këtë ushtarin e dytë në Mali në fillim të vitit të ardhshëm dhe ky do të shërbejë në grupin...

QSUT, prishet aparatura e kancerit, protestojnë pacientët

Aparatura që kuron me rreze kancerin e lëkurës, është dëmtuar. Si pasojë, pacientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, nuk arrijnë të marrin më këtë shërbim që e kanë tepër të nevojshëm. Aparatura e orthovoltazhit në Shërbimin Onkologjik është prishur disa ditë më parë, dhe kjo situatë ka shkaktuar reagime nga ana e pacientëve që kanë nevojë...

FOTO/ Besmir Karaj depoziton kallëzim penal për falsifikimin e firmës në gjobën ndaj PD

Inspektori i policisë bashkiake Besmir Karaj ka depozituar në prokurori, një kallëzim penal për falsifikimin e firmës së tij, në gjobën e bashkisë së Tiranës për PD. Inspektori, Besmir Karaj, firma e të cilit rezulton mbi fletën e gjobës, kallëzoi në prokurori policinë bashkiake të Tiranës. Besmir Karaj deklaron në padinë e tij, se i kanë falsifikuar firmën dhe se...