Kukës, bie numri i lindjeve, ja shkaku kryesor

Në qarkun e Kukësit ka rënë ndjeshëm numri i lindjeve. Sipas mjekëve, janë 23 për qind më pak lindje në qytet dhe 34 për qind më pak në zonat rurale. Shkaku kryesor është emigracioni dhe largimi i çifteve të reja, kryesisht për të kërkuar azil në Gjermani. Shqetësuese është rënia e numrit të popullsisë rezidente, që ka të bëjë me migrimin...

Lushnje, aksidentohen 5 makina, dy të plagosur në gjendje të rëndë

5 automjete janë përfshirë janë një aksident në autostradën Lushnjë – Rrogozhinë në vendin e quajtur Konjat i Dushkut. Si pasoj e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona dhe disa të tjerë kanë marrë plagë më të lehta. Shkak për këtë është bërë moti i keq, pasi një breshër i fuqishëm, ka bllokuar totalisht lëvizjen e...

REFORMA NË DREJTËSI/ LSI paralajmëron PS-në: Nuk miratohet pa PD-në

Miratimi i reformës në Drejtësi mund të vihet seriozisht në dyshim pas qëndrimit të shprehur së fundmi nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ministri i Drejtësisë, përfaqësues i LSI-së në Qeveri, Ylli Manjani shprehet se nuk ka reform në drejtësi pa Partinë Demokratike. Kjo deklaratë e tij bën që Partia Socialiste të mos ketë asnjë rrugëzgjidhje tjetër veçse të tentojë konsensusin me...

“Hakmarrja për Drejtësi” rikthehet në Gjykatën e Lartë, Kushtetuesja rrëzoi “burgimin përjetë”

Në Gjykatën e Lartë, sot fillon rigjykimi i të akuzuarve të bandës së njohur si “Hakmarrja për Drejtësi”. Ky rigjykim, vjen pas vendimit të 7 nëntorit 2011, të Gjykatës Kushtetuese, që detyron Gjykatën e Lartë “Prishje e Vendimit” të saj, të datës 2 korrik 2010 ndaj dënimit “përjetë” të Orik Shytit. Orik Shyti, i akuzuar për “Vrasja në Rrethana të...

Turizëm, Yahoo Travel: Shqipëria, një vend i stërmbushur me bukuri natyrore

Shkrimtarja e udhëtimeve dhe fotografja Meagen Collins e Travel Freedom Network, në një reportazh të botuar së fundmi në Yahoo Travel ka përzgjedhur pesë destinacione europiane të “nënvlerësuara” siç shkruan ajo që duhet të vizotohen tani. : “Jemi në 2016-ën dhe shumë prej jush mund të kenë dy objektiva kryesorë : Të humbisni në peshë dhe të udhëtoni më...

Korçë, largohen dy të rinj nga shtëpia, prindërit denoncojnë në polici

Janë larguar nga shtëpia dy fëmijë, prindërit kanë bërë padi në policing e Korcës. Nga shtëpia është larguar 12 vjecari me inicialet A.D dhe 21 vjecari TV.V , nga babai i tyre GJ.V 51 vjeç, është bërë një kallëzim në polici.

Edi Rama anulon vizitën e përjavshëm, Ilir Meta pret në takim Ylli Manjanin

Vizita e përjavshme e Edi Ramës në zyrën e Ilir Metës është anuluar në çastet e fundit nga kryeministri. Ndërsa arsyet e këtij anulimi nuk dihen, kryeparlamentari nuk e ka lënë “bosh” vendin e kryeministrit, por ka pritur në takim, ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjanin. Ende nuk ka informacion në se ky takim nuk do të zhvillohet, apo shtyrë për...

Flasin familjarët e Çollakut: Gjithë ato të zeza për Gazin nuk janë të vërteta!

“Përse nuk futeni brenda?! Ejani, kam kaq shumë për t’ju thënë. Dhe dua t’ju them që djali im i vetëm nuk ishte kriminel. Ai nuk merrej me trafik droge. Po të merrej me të tilla gjëra, nuk do të jetonim këtu, në një pallat të vjetër parafabrikat. Jam shumë e lënduar dhe e tronditur, pasi më vranë dritën e...

Digjet automjeti i punonjësit të Kadastrës në Komunën Petrelë

Foto ilustruese Është gjendur mëngjesin e sotëm i djegur një automjet i tipit “Dodge”, me targë AA381GG, në Tiranë. Automjeti është në pronësi të shtetasit Halil Teqa punonjës në Kadastrën e Komunës Petrelë. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, por sipas policisë dyshohet se mjetit i është vënë zjarri qëllimisht.

FOTO/ Arrestohet studentja, gjobiti me 15 mijë euro një biznesmen

Një 21-vjeçare, studente në Fakultetin Ekonomik, u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për gjobëvënie. Sipas policisë lokale, mësohet se Desilvja Menajn, nga Vlora, është vetëdorëzuar në Komisariatin nr. 3, e shoqëruar nga avokati i saj. Burime nga Policia thanë se menjëherë pas prangosjes e reja është transferuar drejt Policisë së Vlorës...