Kufoma e 30 vjeçares gjendet në Drin

Kufoma e një gruaje u gjet sot në ujërat e lumit Drin i Bardhë në Zall Dardhë të Dibrës. Një bari ka telefonuar në polici ndërkohë që uniformat blu kanë bërë të mundur të nxjerrin kufomën e cila ishte penguar nga një trung peme në mes të lumit. Kufoma është pjesërisht e dekompozuar dhe dyshohet se ka rreth 10-15 ditë...

Raiffeisen Bank, polemikë me klientët, përmend Rinasin por nuk thotë shifrën

Raiffeisen Bank ka polemizuar sot më ndjekës të rrjeteve sociale pas mungesës së transparencës së bankës në lidhje me vjedhjen e parave në Rinas. Disa miliona euro u grabitën në Rinas, pasuri e kësaj banke ndërkohë që si policia dhe banka përfshirë edhe Bankën Qendrore nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për rastin në fjalë. “Keto dite ne disa portale online po...

6 HAPAT E PROPOZIMIT TË OPOZITËS PËR REFORMËN NË DREJTËSI

Deputeti Oerd Bylykbashki publikoi sot skemën e propozuar nga PD që mund të sjellë kompromisin për votimin e reformës. Më poshtë janë shpjeguar të gjitha hapat që përshkruhen për realizimin e kësaj skeme siguruar nga droni.al: Hapi i parë: Shpallja e vakancave 1- Presidenti i Republikes (alternative: Avokati i Popullit) shpall vakancat per 12 vende per komisionere te vetingut, antare te Komisioneve...

Bechetti merr “azil politik”, rrëzohet kërkesa e Shqipërisë për esktradim

Fancesko Bechetti nuk do të ekstradohet në Shqipëri për t’u gjykuar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj pronarit të Agon Channel. Një gjykatë britanike vendosi sot se Bechetti do të qëndrojë në vend pavarësisht kërkesës së institucioneve shqiptare që ai të kthehet në Tiranë për t’u përgjigjur në lidhje me 3 akuza të ngritura ndaj tij. Në dosjen e...

DEKLARATA/PS zgjedh “zgjedhjet e parakohshme” në vend të reformës në drejtësi!!

Pas deputetit Pandeli Majko që ka argumentuar rreth mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme, një tjetër deputet socialist ka paralajmëruar sot mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nëse nuk votohet reforma në drejtësi. Deputeti i Kavajës, Parid Cara shkruan në Facebook se socialistët duhet të bëhen gati për zgjeshje fill pas rrëzimit të reformës. “Çdo ditë që po kalon po bëhet e qartë...

Pasioni për deputetin, gjobitet 800 mijë lekë fermeri i Peqinit

Një banor i Peqinit është dënuar me gjobë prej 80 mijë lekësh pasi kërcënoi dhe shqetësoi në telefon deputetin socialist të zonës, Alfred Peza duke i kërkuar këtij të fundit me një ngulmim të cuditshëm të shkonte në Peqin. Faksimile e vendimit te gjykates Një numër mesazhesh të nisura nga Roland Uruci, fermer 45 vjec e kanë detyruar deputetin të drejtohej...

Mimoza Hajdarmataj, një koment për letrën e Ambasadorit Lu

Ka patur vetëm një deputete të PD që ka komentuar letrën e djeshme të ambasadorit Lu për votimin e reformës në drejtësi me 21 korrik. Deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj, në një prononcim për gazetën Koha Jonë ka shprehur qëndrimin e saj personal lidhur me këtë letër. “Mendoj se është një mjet komunikimi interesant, por nuk jam e sigurt për efikasitetin...

Bylykbashki: Ja pse vota e transferueshme e PS është politike

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka shpjeguar formulën e re të propozuar nga PD duke analizuar edhe votën e transferueshme të mbrojtur nga PS e cila sipas tij i siguron mazhorancës tetë vende në institucionet drejtuese apo të monitorimit të drejtësisë. Mbeten vetem 4 anetare te perzgjedhur nga opozita. PS ka sjellë vetëm një propozim tek opozita para pak ditësh në...

Donald Lu, takimi i tretë me deputetë të opozitës

Foto ilustruese Ambasadori amerikan Donald Lu ka vijuar edhe sot me takime me deputetë të opozitës duke kaluar të paktën 20 minuta me deputetin e PD-së, Astrit Veliaj. Deputeti demokrat ka pranuar për news24 se takimi mes tij dhe ambasadorit amerikan ishte kryesisht për reformën në drejtësi ndërsa ka shtuar se ndau me ambasadorin edhe jetën e tij si biznesmen. Ai nuk...

MEHMET KRAJA/ Letër myslimanëve të Facebook-ut

Mehmet Kraja, shkrimtar, publicist dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Miqve të mi myslimanë të Facebook-ut kam një pyetjen për t’ua bërë: Çfarë mendoni të bëni me Kosovën? Nëse pandehni se Kosovën e keni bërë tashmë shtet islamik, mos e harroni kundërshtimin tonë (tash për tash të heshtur), sot dhe për tërë jetën.                 1. Tashmë që mbaroi...