FOTO/ Zbulohet hierarkia e drejtimit të grupit të drogës

14 shtetasit shqiptar, të arrestuar në operacionin ndërkombëtar të drogës, me emrin e koduar “Ballkan”, funksiononin në skemë piramidale të një grupi të strukturuar kriminal, me organizatorë, ndërmjetësues, financues dhe blerës. Në bazë të hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton se, shtetasit Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Nuredin Nazëraj, kanë pasur rolin e financuesit dhe të...

Xhilda na tregon anën e pasme të FRESSH!

Xhilda Luzi më sa duket një juriste e re dhe po ashtu socialiste e re ka postuar në rrjete sociale një pasqyrë të FRESSH dhe strkturën e ndërtimit të organizatës rinore socialiste. "Kush lëpihet më shumë", thotë Xhilda janë ata që përfitojnë, e cituar nga JOQ. Më këtë status në profilin e saj të cilin e ka fshirë më pas ajo nënkupton...

Oficeri dixhital: Saje qorri ne kontakt te rregullt me Milin!

Ish kryeministri Berisha ka raportuar një mesazh që sipas tij flet për kontakte të rregullta të ministrit të Brendshëm me Shullazin. “Te dashur miq, burime nga drejtoria e burgjeve dhe policia kriminale informojne: Saje qorri zhvillon takime te rregullta javore, koke me koke ne nje dhome te veçante me Milin e partise. Keto takime zgjasin rreth 1.5 ore. Ne takimin e...

VJEDHJA NE RINAS/“Ky është një informacion kofidencial”

Përplasje të forta kanë ndodhur sot mes policisë dhe autoriteteve të Rinasit në mbledhjen e parë e Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Aviacionit Civil pas vjedhjes së milionave euro. Përplasja ka ndodhur mes zyrtarëve civilë dhe atyre të policisë për të transferuar përgjegjësinë nga një palë tek tjetra, ndërkohë që ende nuk ka një deklaratë zyrtare lidhur me sasinë e...

Sekuestrohen pallatet në Yzberisht, 10 milionë euro të “Molla shpk”

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të vendosë nën sekuestro pallatet e ndërtuara nga firma “Molla Shpk” në zonën e Yzberishtit. Sipas burimeve të prokurorisë, për të shmangur një problem social ndaj qytetarëve që kanë blerë apartamente tek kjo firmë po diskutohet mundësia që të vendosen nën sekuestro shumat e paguara nga shtetasit për këto blerje, sipas tch. Krimet e Rënda...

GJYQI/Ballisti rrezikon 2 vite burg

Ballist Morina rrezikon të marrë dy vite burg edhe pse aktualisht është në arrest shtëpiak. Prokuroria në pretencën e saj nuk ka hequr dorë nga kërkesa që Morina të ndëshkohet për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Gjykata Penale në Tiranë pritet të marrë vendimin më 14 korrik ndërkohë që kërkesa e prokurorisë mund të rrezikojë rikthimin në burg të Ismail...

Kufoma e 30 vjeçares gjendet në Drin

Kufoma e një gruaje u gjet sot në ujërat e lumit Drin i Bardhë në Zall Dardhë të Dibrës. Një bari ka telefonuar në polici ndërkohë që uniformat blu kanë bërë të mundur të nxjerrin kufomën e cila ishte penguar nga një trung peme në mes të lumit. Kufoma është pjesërisht e dekompozuar dhe dyshohet se ka rreth 10-15 ditë...

Raiffeisen Bank, polemikë me klientët, përmend Rinasin por nuk thotë shifrën

Raiffeisen Bank ka polemizuar sot më ndjekës të rrjeteve sociale pas mungesës së transparencës së bankës në lidhje me vjedhjen e parave në Rinas. Disa miliona euro u grabitën në Rinas, pasuri e kësaj banke ndërkohë që si policia dhe banka përfshirë edhe Bankën Qendrore nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për rastin në fjalë. “Keto dite ne disa portale online po...

6 HAPAT E PROPOZIMIT TË OPOZITËS PËR REFORMËN NË DREJTËSI

Deputeti Oerd Bylykbashki publikoi sot skemën e propozuar nga PD që mund të sjellë kompromisin për votimin e reformës. Më poshtë janë shpjeguar të gjitha hapat që përshkruhen për realizimin e kësaj skeme siguruar nga droni.al: Hapi i parë: Shpallja e vakancave 1- Presidenti i Republikes (alternative: Avokati i Popullit) shpall vakancat per 12 vende per komisionere te vetingut, antare te Komisioneve...

Bechetti merr “azil politik”, rrëzohet kërkesa e Shqipërisë për esktradim

Fancesko Bechetti nuk do të ekstradohet në Shqipëri për t’u gjykuar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj pronarit të Agon Channel. Një gjykatë britanike vendosi sot se Bechetti do të qëndrojë në vend pavarësisht kërkesës së institucioneve shqiptare që ai të kthehet në Tiranë për t’u përgjigjur në lidhje me 3 akuza të ngritura ndaj tij. Në dosjen e...