Manjani: Kush përfiton nga ulja e dënimit për armët
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se nga ndryshimi i ligjit për armëmbajtje pa leje do të përfitojnë vetëm ata që janë në proces gjykimi dhe jo ata që tashmë e kanë një vendim të formës së prerë. Ai theksoi se ligji për armët ishte absurd, pasi armëmbajtja dënohej si terrorizmi, ndërsa shton se ka vakuum në Kodin Penal. Ndërsa...
Mërgim Mavraj: Pritja e organizuar në Tiranë nuk ishte e bukur
Mërgim Mavraj është kthyer në stërvitje me skuadrën e Këlnit duke i dhënë fund pushimeve më para se sa mendohej, me dëshirën për t’u bërë gati për sezonin e ri. Në një intervistë të gjatë të dhënë për gazetën gjermane “Kicker” ai ka treguar eksperiencën e tij në Euro 2016, si i përjetoi ditët me përfaqësuesen dhe çfarë pret...
NIKOLL LESI/Po vjen me vrap plani D
Nuk jam parashikues i madh, por për dreq me kanë dalë disa herë parashikimet, nisur nga logjika e ngjarjeve dhe njohja e personazheve në politikë. Jo me telepati! Ndër vitet 1994-1997, kur u bindëm se pushteti i Berishës nuk ishte ai që aspiruam për një demokraci funksionale e gjithëpërfshirëse, por autoritar, shkruanim dhe krijuam opinion se ai duhet rrëzuar....
STUDIMI/ Shqipëria me nivel të ulët sigurie fizike për femrat
Sipas hartës së fundit të publikuar nga Organizata WomanStats, shqiptarët kanë nivel të ulët të sigurisë fizike kundrejt grave, duke u konsideruar kështu ndër shtetet më problematike në fushën e sigurisë femrave. Nuk është studimi i parë që femrat vendosen në një pozicion jo të mirë krahas meshkujve, më parë të tjera studime kanë treguar diskriminim të femrave edhe në...
LLOGARITEN FITIMET NGA DROGA NË SHQIPËRI, SA HIDROCENTRALET
Fitimet vjetore nga tregtia e paligjshme e drogave në Shqipëri janë sa 2.6% e prodhimit të brendshëm bruto (ajo që prodhon ekonomia në një vit), ose të krahasueshme me peshën që zë industria hidroenergjetike në vend. Shifra bëhet e ditur në raportin botëror të drogave 2016, të publikuar së fundmi nga UNODC (Zyra e Kombeve të bashkuara për Drogën...
Tirana qyteti më i shtrenjtë në rajon
Jetesa në kryeqytetin shqiptar, një të huaji i kushton më shumë se në Maqedoni, Serbi e Bosnjë. Ndonëse Shqipëria renditet ndër 20 qytetet më të lira në botë, sërish ajo mbetet më e shtrenjta në rajon. Të dhënat jepen në Indeksin e Kostos së Jetesës 2016, publikuar së fundmi nga Mercer. Anketa vjetore e Kostos së Jetesës nga Agjencia Mercer,...
Peticioni për Presidentin nga Populli, ritme të ulëta
Për gati dy javë në qarkullim në rrjetet sociale dhe faqe të posaçme interneti, peticioni online për zgjedhjen e Presidentit nga populli nuk ka ecur aq shpejt. Numri i atyre që e kanë firmosur nuk kalon 10 mijë persona. “Miq,peticioni ynë online i cili bën thirrje që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga Populli po i afrohet 10.000 firma..Ju ftoj të...
Luiza Gega nënkampione e Europës në atletikë
Shqipëria mori një medalje të rëndësishme në Kampionatin Europian të Atletikës që u zhvillua në Amsterdam. Luiza Gega u shpall nënkampione e Europës në garën e 3000 metrave në këtë garë. Atletja shqiptare bëri një paraqitje dinjitoze duke luftuar për vendin e parë deri në momentet e fundit por rivalja e saj, gjermania Krause u rendit e para ndërsa Gega...
Kapshticë, droga gjendet në serbatorin e makinës
Policia Kufitare e Korcës sekuestroi në serbatorin e një kamioni, 92 KG lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis Sattiva”. U bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Artur Yzeiri, 51 vjeç, banues në fshatin Ravonik dhe Astrit Haxhi, 55 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit me qen antidrogë, në vijën e dytë...
GJIROKASTËR/Përleshje me thika në lokal, dy të plagosur
Një 18-vjeçar u arrestua dhe dy adoleshentë të tjerë janë në kërkim pas një sherri që përfundoi me plagosjen e dy të rinjve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pllakë” të Gjirokastrës. Dy të plagosurit ndodhen në spital por jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se në flagrancë u arrestua Lefter Dono, 18 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u bë...


















