HETIMET e DEA-s/ Flet biznesmeni grek: Si më mashtroi dhe futi në kurth biznesmeni shqiptar

Ndaje

Biznesmeni grek Sakis Karatzounis 61 vjeç ka treguar se si u njoh me biznesmenin shqiptar Arian Senaj dhe se fillimisht i kërkoi që të mbante në depon e shtëpisë një sasi lënde narkotike, por që mendonte se ishte kanabis dhe jo kokainë.
Gjatë dëshmisë së tij para hetuesve grekë, biznesmeni 61-vjeçar i njohur në zonën e Trikallas, ka shpjeguar se e gjithë historia nisi 8 muaj më parë kur u njoh me biznesmenin shqiptar, kurse para dy muajsh biseduan për drogën.
“Unë jam biznesmen dhe baba i tre fëmijëve. Në vitet e fundit kam drejtuar një fabrikë domatesh dhe jam i përfshirë edhe në biznesin e karburanteve. Para 8 muajsh, përmes një të njohurit tim, u takova me Arian Senajn, biznesmen në fushën e karburantit dhe ramë dakord për partneritet që të zgjeroja biznesin tim. Dy muaj më parë Arian Senai më kërkoi që të ruaja në bodrumin e shtëpisë sime një sasi të caktuar hashashi në emër të Sami H. (i arrestuar si anëtar i këtij rrjeti). Një muaj e gjysmë më parë, Samiu solli dy çanta shpine të mëdha.
Të mërkurën e kaluar rreth orës 18:00 kur kthehesha nga Selaniku ku kisha shkuar për të mbyllur një takim për provimet e djalit tim, në shtëpi shikoj oficerë policie  të cilët dyshonin se në depo kishte drogë. Gjatë kontrollit policia gjeti sasinë e kokainës që unë kisha marrë. Menjëherë i thashë policisë se çfarë dija. Ata arrestuan edhe një shqiptar me kokainë. Nuk e dija që tre shqiptarët kishin vendosur kokainë në bodrumin e shtëpisë sime, ndërkohë që më kishin thënë se ishte hashash”, thotë Sakis Karatzounis në dëshminë e tij.
Sakis Karatzounis ka qenë president i ekipit të futbollit të Larisës dhe aktualisht drejton një fabrikë domatesh në Greqi dhe është aktiv në tregun e karburanteve.

Loading...

Leni një përgjigje