Kushtetuesja cakton datën për ankesën e Berishës, shqyrtohen masat e sigurisë

Shares

Gjyqtarë të GJK

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 17 dhjetor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës ku do të shqyrtohet kërkesa e avokatëve të kreut të opozitës, Sali Berisha, për shfuqizimin e vendimeve të dhëna nga GJKKO, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë lidhur me masën e sigurisë ndaj tij, të cilat mbrojtja i konsideron në kundërshtim me Kushtetutën. Ende nuk është përcaktuar gjyqtari relator që do të marrë në shqyrtim këtë çështje mbi bazë dokumentesh. Vendimi për seancën është 7 muaj me vonesë sipas ligjit.

Kjo është hera e dytë që Berisha i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me masën e sigurisë. Në nëntor të vitit 2024, Kushtetuesja kishte pranuar pjesërisht kërkesën e tij, duke e cilësuar masën e detyrimit për t’u paraqitur si proporcionale, ndërsa bllokimin e pasaportës e rrëzoi si të panevojshëm.

Në atë vendim, Gjykata Kushtetuese theksonte: “Në lidhje me masën tjetër, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqësore vetëm për pjesën që kanë caktuar masën ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’ ndaj kërkuesit Sali Berisha, për shkak të cënimit të parimit të proporcionalitetit, në kushtet kur qëllimet e saj përmbushen nga masa tjetër e dhënë ndaj kërkuesit ‘detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’.”

Seanca e 17 dhjetorit pritet të ketë rëndësi të veçantë, pasi mbrojtja e Berishës ka paraqitur disa parashtrime të reja, duke i konsideruar masat e sigurisë dhe veprimet e autoriteteve gjyqësore si të paligjshme dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...