Mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, për çfarë do të flitet

Shares

Kryeministri Edi Rama udheton sot drejt Romës, ku do të marrë pjesë në takimin e parë G2G (Government to Government) mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë.
Mbledhja ndërqeveritare synon thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha kyçe si ekonomia, energjia, mbrojtja, infrastruktura dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Sipas njoftimit zyrtar nga Kryeministria, të enjten Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministren italiane Giorgia Meloni, pas së cilës do të mbahet seanca plenare me pjesëmarrjen e të dy kabineteve qeveritare.

Në kuadër të këtij takimi, është parashikuar edhe nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh dhe memorandume mirëkuptimi, që do të forcojnë partneritetin strategjik mes dy vendeve fqinje.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...