Dumani lexon për 2 orë akuzat e SPAK për Erion Veliaj, shtyhet seanca pas një jave

Shares

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn, vijon më 17 nëntor.

Seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për në datën 17 nëntor. Në seancën e sotme, që zgjati rreth dy orë, prokurori i posaçëm Altin Dumani lexoi parashtresat e tij, duke kërkuar kalimin e çështjes për gjykim. Në seancën e ardhshme pritet që mbrojtja e të pandehurve të paraqesë konkluzionet.

Veliaj nuk ishte i pranishëm në sallë dhe u përfaqësua nga avokati i tij, Artan Gjermeni. Gjithashtu, mungoi edhe prokurori Ols Dado, ndërsa procesi u zhvillua vetëm nga Dumani, nën drejtimin e gjyqtares Etleva Deda, e cila është caktuar me short si gjyqtare paraprake.

Në përfundim të këtij procesi, Gjykata e Posaçme do të vendosë nëse çështja ndaj Veliajt do të kalojë për gjykim apo do të pushohet.

Në këtë dosje, përveç kryebashkiakut Veliaj, janë përfshirë edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera. Veliaj akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli.

Ndërsa Ajola Xoxa akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash. Në listën e të pandehurve është gjithashtu edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e akuzuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...