Skema mashtruese me TVSH, 5 persona në burg mes tyre edhe 2 italianë

Shares

Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës dënon 5 persona dhe 5 kompani për skemë mashtruese me rimbursimin e TVSH-së.

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtorë gjashtë persona, mes tyre dy shtetas italianë, për ngritjen e një skeme mashtruese që synonte përfitimin e padrejtë të rimbursimit të TVSH-së përmes pesë kompanive të kontrolluara prej tyre.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, skema ishte ngritur mbi bazën e kontratave fiktive për shërbime konsulence juridike, duke u përdorur për qarkullimin e parave dhe shmangien e detyrimeve tatimore. Hetimi, i nisur në vitin 2021, zbuloi një rrjet të mirëorganizuar që kishte si qëllim përfitimin e fondeve publike në mënyrë të paligjshme.

Nga provat e administruara rezultoi se shtetasit Ilir Qafa dhe Elton Beqiraj, në bashkëpunim me italianët Andrea Emanuele di Dio, Salvatore Castorina dhe Salvatore Cascino, kishin krijuar skemën mashtruese për rimbursimin e TVSH-së përmes kompanive të tyre. Këto kompani kishin lëshuar fatura të rreme për konsulenca ndaj shoqërisë “Sidec”, me qëllim justifikimin e qarkullimit të parave dhe shmangien e tatimeve.

Prokuroria vlerësoi se Andrea Emanuele di Dio ishte organizatori dhe përfituesi kryesor i skemës, ndërsa të tjerët kishin vepruar si bashkëpunëtorë. Ndërkohë, Zaho Kuka, me detyrë kontabilist, është shpallur fajtor për moskallëzim krimi, pasi kishte dijeni për manipulimet financiare, por nuk i kishte njoftuar autoritetet.

Vendimet e gjykatës për personat fizikë:

  • Ilir Qafa – Fajtor për “Krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH”, dënohet me 3 vjet burgim.
  • Elton Beqiraj – Fajtor për “Krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH” dhe “Mospagim taksash e tatimesh”, dënohet me 3 vjet burgim.
  • Andrea Emanuele di Dio – Fajtor për “Fshehje të ardhurash” dhe “Krijim të skemave mashtruese”, dënohet me 4 vjet burgim.
  • Salvatore Castorina – Fajtor për “Krijimin e skemave mashtruese” dhe “Mospagim taksash e tatimesh”, dënohet me 3 vjet burgim.
  • Salvatore Cascino – Fajtor për “Krijimin e skemave mashtruese” dhe “Mospagim taksash e tatimesh”, dënohet me 3 vjet burgim.
  • Zaho Kuka – Fajtor për “Moskallëzim krimi”, dënohet me 180 orë punë në interes publik.

Vendimet për kompanitë:

  • “Sidec Albenergy” sh.p.k. – Fajtor për “Krijim të skemave mashtruese lidhur me TVSH” dhe “Fshehje të të ardhurave”, dënohet me gjobë 1.500.000 lekë.
  • “Primis” sh.p.k. – Fajtor për “Krijim të skemave mashtruese lidhur me TVSH”, dënohet me gjobë 1.000.000 lekë.
  • “Gainsbourg” sh.p.k. – Fajtor për “Krijim të skemave mashtruese” dhe “Mospagim taksash”, dënohet me gjobë 1.200.000 lekë.
  • “Al Nair Trading” sh.p.k. – Fajtor për “Krijim të skemave mashtruese” dhe “Mospagim taksash”, dënohet me gjobë 1.200.000 lekë.
  • “CS International Consulting” sh.p.k. – Fajtor për “Krijim të skemave mashtruese” dhe “Mospagim taksash”, dënohet me gjobë 1.200.000 lekë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...