Shtyhet seanca për Ilir Metën, çfarë kërkoi avokati

Shares

Meta në sallën e gjyqit në një seancë të mëhershme

Meta në Shtyhet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm, mbrojtja kërkon përjashtimin e gjyqtares.

Seanca gjyqësore e parashikuar sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohej kërkesa e Ilir Metës për shuarjen e masës së sigurisë, është shtyrë.

Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e paraqitur nga avokatët e Metës për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani nga shqyrtimi i çështjes.

Sipas mbrojtjes, gjyqtarja Dollani nuk mund të marrë pjesë në këtë seancë, pasi muajin e kaluar ka qenë po ajo që ka gjykuar kërkesën për revokimin e masës së sigurisë, duke vendosur atëherë mospranimin e saj.

Në këto rrethana, trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 14 nëntor, në orën 09:00. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...