Qëllohet për vdekje miku i Emiljano Shullazit, atentat në Rinas. Makina nuk hapej për 10’

Shares

Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet  se është qëlluar për vdekje Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, një tjetër i plagosur.

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të aeroportit të Rinasit. Burime për mediat bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Sipas të dhënave paraprake, Dani udhëtonte me një person tjetër brenda një automjeti luksoz tip Benz me targë AB 099 UO, kur u qëllua me breshëri plumbash. Nga të shtënat, Dani ka humbur jetën në vend, ndërsa bashkëudhëtari i tij ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Gilmando Dani sa kishte arritur në Shqipëri në aeroportin e Rinasit. Aty e ka pritur i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri) I plagosuri, të paktën per momentin këtë identitet ka policia pasi s’ka kartë identiteti. Ne fshatin Halil është duke u djegur një makinë, dyshohet e autorëve. Mund të ketë patur dhe dy makina që kanë marrë pjese ne atentat, pasi po verifikohet edhe një makinë tjetër.

Pamjet e publikuara nga droni.al tregojnë momentet dramatike pas atentatit, ku policia thyen xhamin e automjetit për t’u ardhur në ndihmë të të plagosurve.

Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore përreth me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...