Berisha: “Lubia e ka kërcënuar Ramën duke i thënë se ‘të marr me vete’’

Shares

Mbrëmë i anuluan emisionet për Ballukun! Lubia e ka kërcënuar Ramën duke i thënë se ‘të marr me vete’, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në një takim me drejtuesit lokalë të PD.

Ne po varfërohemi çdo vit, nuk po e themi ne, po e thotë Banka Botërore.
45 përqind e shqiptaërve janë të varfër ose në rrezik varfërie.
57 përqind e tyre nuk e mbyllin dot muajin.
Dhe rroftë Edi Rama që voton ligje të tilla.
Vlerë është shumë më e madhe t’u garantosh qytetarëve tu jetë me dinjitet, t’u shpërblesh djersën dhe mundin, t’u krijosh vende pune dhe të mos braktisin në eksode biblike një vend të bekuar si Shqipëria.
Thashë dhe njëherë, regjimi çdo javë, çdo muaj bëhet më opresiv.
Shikoni çfarë ndodhi me skandalet e fundit, çfarë do të thotë qëndrimi i Edi Ramës, kemi bërë ç’kemi dashur dhe do bëjmë ç’të duam.
A ka gjë më të paimagjinueshme se qindra milion taksa të qytetarëve shqiptrë të menaxhohen me SMS, të menaxhohen shkallëve, të menaxhohen skutave, sikur ky shtet nuk ka asnjë ligj, sikur ky shtet nuk ka asnjë rregull, sikur ky shtet është pronë e Lubisë dhe Edi Ramës që mund të vendosin ç’të duan.
Për të vjedhur jo 50 milionë, por të paktën 100 milionë në tunelin e Llogarasë, anuluan tenderin me ofertë 130 milionë.
Tani ai shkon 230 milionë euro.
Kanë ngrënë urat, kanë zhdukur urat. 20 milionë euro dy urat, nuk ekzistojnë.
Tuneli është katastrofal në cilësi, nuk është i kolauduar. Nga i gjithë komisioni ka firmosur vetëmë një. Nuk ka çelik, nuk ka garanci.
Ky është tuneli i tyre, dhe ajo në vend që të japë dorëheqjen dhe të shkojë e penduar t’i thotë drejtësisë që çdo gjë e kam bërë me urdhër të Edi Ramës, qëndron në krah të tij se e kërcënon, i thotë unë jam mbesa e serial killerit, nuk jam Erion Veliaj, të marr me vete.
Ndaj dhe ai detyrohet ta mbajë në krah.
Aeroporti i Vlorës, e njëjta gjë, i njëjti skenar.
Duhet të falenderojmë zotin Pacolli që u tregoi shqiptarëve se cili ishte tenderi dhe skenari. Sa thoni ju?
U nis me 105, gjer tani është 140, do shkojë 180, këtu do jeni.
Dhe, jo vetëm kaq, qytetarët shqiptarë do paguajnë 10 vitet e para fiks 140 milionë euro bileta të munguara.
A mund të sillesh kund në një mënyrë të tillë ndaj qytetarëve të vendit tënd siç bën kjo dyshe famëzezë?
Pra, tuneli i pakolauduar, nuk kanë firmosur.
Pista, thotë ky, është jashtë standardeve, nuk e marr në dorëzim thotë ky.
Paratë ky janë?
Paratë janë në kontot e atyre.
Unë u ndala në këtë analizë sepse ky është një moment kritik, i cili kërkon zgjidhje.
Janë jo të pakët ata të cilët nuk kanë realizuar si duhet se çfarë do të thotë narkoregjim.
Jo. Nuk i fajësoj. Është një artileri e përditshme mediesh që nga mëngjesi gjer në darkë nuk bëjnë gjë tjetër vetëm t’i mashtrojnë, vetëm t’u fshehin të vërtetën.
Ju e patë, në kulmin e skandalit Balluku, Edi Rama nuk pranoi asnjë pyetje në konferencë shtypi. Njëra që bëri, e përzunë.
Mbrëmë i anuluan emisionet se problemi ishte se prokuroria i ka dërguar Sali Berishës fletëthirrje për 21 janarin.
Dhe këtë duhet tua servirin shqiptarëve se ky është problemi i shqiptarëve sot.
Në çdo akt, këto media vetëm se bëjnë gjithçka për të mbrojtur, për të dezinformuar në emër të qeverisë, e cila i mban me lekë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...