PËRGJIMI/ Bisedat e ministres Balluku me ish drejtorin e Rrugëve, Berberi për tynelin e Llogarasë

Shares

Janë publikuar ne disa media online pjesë të tjera nga dosja e tunelit të Llogarasë, një prej hetimeve më të mëdha që po zhvillon SPAK për abuzime me tendera publikë në sektorin e infrastrukturës. Në këtë dosje, si e pandehur është marrë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të lartë.

Në biseda dalin në pah komunikime të shumta mes Ballukut dhe ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, të zhvilluara përmes mesazheve telefonike. Në to spikasin vendime për anulime tenderash dhe udhëzime për mënyrën e shpalljes së procedurave.

Sipas dosjes, bisedat janë zbardhur nga aparati celular “BlackBerry” i sekuestruar Evis Berberit, prej të cilit janë nxjerrë qindra komunikime me ministren.

Pjesë nga bisedat e zbardhura:

26 janar 2021

Belinda Balluku i shkruan Berberit:

“Një pyetje. Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme nga 5 vite në 3?”

Berberi përgjigjet:

“Kërkoi Pëllumbi të jetë 3 nga 5 vitet e fundit.”

Balluku vijon:

“Po pse? Kush e bëri kërkesën në KPP?”

Në vijim të komunikimit, Berberi shpjegon se ndryshimi është bërë në përputhje me VKM, por shton se ishte diskutuar paraprakisht me disa zyrtarë të tjerë.

5 mars 2021

Berberi njofton Ballukun:

“Më mori Gysi (Ergys Verdho) për t’u mbledhur nesër për dokumentet e tunelit se po i kalon koha.”

Balluku i përgjigjet:

“Por kalo pak këtej.”

17 mars 2021

Balluku pyet:

“Po tuneli? E mbyllët?”

Berberi i përgjigjet:

“Jo, është rëndë. Flasim live, mos shkruajmë.”

Në këtë bisedë, Balluku e udhëzon:

“Mendoj ta anullojmë. Skualifikoji të gjithë.”

Berberi pranon:

“Jam mëse dakord. E kemi një problem që s’më kuadron.”

18 mars 2021

Balluku kërkon anulimin e menjëhershëm të procedurës:

“Po si i ke lajmëruar të tjerët për anulimin? Mbylleni sot me urgjencë.”

28 maj 2021

Në një mesazh më të gjatë, Balluku i shkruan Berberit:

“I dashur Visi, marrëdhënia jonë ka kaluar shumë ulje-ngritje, por këtë herë po të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime dhe jotja. Dua ta marrësh shumë seriozisht… Hermetizëm, asnjë takim, asnjë premtim. Mos më zhgënje.”

SPAK thekson se vetëm tre ditë pas këtij komunikimi, Berberi u emërua zyrtarisht drejtor i përgjithshëm i ARRSH-së, më 31 maj 2021.

Shtator 2021

Në komunikime të tjera përmes aplikacionit “Signal”, dy zyrtarët diskutojnë për ofertat e tenderit.

Balluku: “Po oferta?”

Berberi: “Kinezi 185 milionë euro, Limak 186 milionë, Inter 170 milionë, Albbuilding 158 milionë.”

Balluku: “Qenkemi shkëlqyer, me pak fjalë.”

Më 1 tetor 2021, Berberi i shkruan:

“Për pak e nxjerr tunelin.”

Balluku i përgjigjet:

“Prit t’i çoj fjalën atij kur*ës që më kërcënon me SMS.”

Pak orë më pas, Berberi njofton:

“Tuneli u nxorr sapo.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...